|Thursday, December 8, 2016
  • NA NDIQ NË

Motra rivale në rrjete sociale (fotot) 

Ato janë të famshme, të bukura, suksesshme dhe mbi të gjitha publiku i do shumë…

Bëhet fjalë për motrat e famshme të showbiz-it, të cilat edhe pse duhen shumë në fund të ditës luftojnë për egon e tyre personale. Ja cilat janë motrat e famshme rivale në rrjetet sociale.

Motrat Vjollca

Luana dhe Marina Vjollca, përveçse janë të bukura, seksi dhe të famshme, publiku i do dhe i ndjek në rrjetet sociale. Por cila prej biondeve është më e famshme? Pa diskutim Luana me 725 ndjekës. Por edhe Marina nuk mbetet prapa, pasi ajo ka më shumë se 600 mijë ndjekës në Instagram.

Motrat Istrefi

Fillimisht ka qenë Nora ajo që kryesonte renditjen në Instagram, pasi ka karrierë më të gjatë artistike sesa Era. Por duke qenë se karriera e këngëtares së hitit “Bon Bon” po merr dimension ndërkombëtar, Era është duke lënë pas me numër ndjekësish shumë këngëtarë shqiptarë, mes tyre edhe motrën e saj, Norën. Era ka aktualisht 814 mijë ndjekës në këtë rrjet social.

Motrat Koçi

Eni Koçi mund të jetë më moderne dhe urbane, por popullariteti që ka pasur Greta Koçi vështirë të harrohet. Madje edhe në ditët e sotme kur ajo nuk është më aktive në muzikë, ka më tepër fansa sesa motra e saj e vogël.

Motrat Gjoni

 Inis dhe Ingrit Gjoni, motrat më të bukura të viteve 2000, vazhdojnë të jenë ende të preferuarat e publikut shqiptar. Por në këto momente në Instagram kryeson Ingriti me më shumë se 50 mijë ndjekës.

Motrat Libohova

Edhe motrat unike artiste Libohova janë bërë pjesë e rrjeteve sociale. Instagram-it i është bashkuar fillimisht Eranda e më pas Irma e për pasojë motra e vogël ka më shumë ndjekës. Motrat Libohova ia vlen t’i ndjekësh edhe sa i takon look-ut të tyre, pasi janë shumë stil.

Motrat Ismaili

Motrat e vogla duket se janë më të suksesshme. E njëjta gjë ndodh edhe me motrat Ismaili, ku Zanfina është para Adelinës.

Motrat Gaçe

Në këtë rast është Aurela ajo që ka një numër të madh fansash dhe që është tejet popullore në Instagram. Aurela, në ndryshim Blerta, është më aktive në rrjetet sociale, qoftë me foto, qoftë me statuse.

Add a Comment

%d bloggers like this: