|E hënë, Shtator 25, 2017

Mourinho me superlativa për Fellanin 

Menaxheri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho, ka shprehur sërish lëvdata të mëdha për Marouane Fellainin.

 Portugezi sërish thotë se është impresionuar nga paraqitja e belgut. Ai pranon se ka dashur që ta pushojë, por se përsëri ai e mahniti.

“Sërish jam impresionuar prej tij. Edhe tifozët e kuptojnë këtë. Që prej se kam ardhur ai po tenton të më japë gjithçka mua dhe ekipit”. “Unë kam tentuar ta pushoj sepse ai vjen nga një lëndim, por nuk kam pasur opsion tjetër, ndaj një ekipi që ka pesë njerëz defensiv dhe rreziku i tij në ajër po ashtu ka qenë opsioni për ne dhe jam i kënaqur për të”, deklaroi Mourinho.

Tekniku portugez e ka lëvduar edhe më parë Fellainin për lojën e paraqitjet e tij në Ligën Premier.

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Himara . PR dhe PBDNJ duan referendum.

    Tiranë - Organizata e Minoritetit Etnik Grek, Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut dhe Partia Republikane në Himarë...

Close