|E mërkurë, Dhjetor 13, 2017

Muho : “ Gruaja më prishi lekët që kisha punuar si taksis. Nuk doja ta vrisja” . 

 arben muhoFier – Në seancën gjyqsore  të zhvilluar paraditen e sotme trupi gjykues ka vendosur masën e sugurisë “Arrest me burg” për 51 vjeçarin Arben Muho , I cili dyshohet se është autori I vrasjes së bashkëshortes së vet Teuta Muho 48 vjeçe tre ditë më parë në banesën e tij në lagjen “Sheq I madh” në Fier.

Kryetar I trupit gjykues ka qënë Roland Hysi , prokuror I çështjes ka qënë Petrit Vukaj ndërkohë që avokat mbrojtës I autorit të dyshuar ka qënë Ardjan Abazi. Familjarë të autorit apo të viktimës nuk kanë qënë prezentë në zhvillimin e seancës gjyqsore.

Media është lënë vetëm pak minuta për të filmuar dhe për të marrë vendimin që dha trupi gjykues e më pas është nxjerrë nga salla ku po zhvillohen séance gjyqsore.

Burime informacioni nga gjykata por edhe organi I akuzës pohuan se I akuzuari Muho, baba I tre fëmijëve ka pohuar  se gruan nuk ka dashur që ta vriste por ta rrihte dhe kjo ka ndodhur aksidentalishtë. Rrahjen e gruas e bëra për shkak se ajo më kishte prishur një sasi lekësh nga kursimet e familjes  dhe nga puna ime që unë kam punuar për shumë vite shofer furgoni taksi që bëja linjën Fier – Tiranë . I akuzuari Muho nuk ka pranuar se vrasjen e bashkëshortes së vet e ka bërë me paramendim  , por që ka qënë një vrasje aksidentale.

Pas dëgjimit të palëve  trupi gjykues ka rënë dakortë me këkresën e prokuroit të çështjes  dhe  dha masën e sigurisë “Arrest me burg” .

alb365.com

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Kokëdhima – Bashës/ Ta kalojmë krizën me dialog

Kreu i lëvizjes ‘Zgjidhja’, Koço Kokëdhima ka...

Close