|E shtunë, Korrik 22, 2017

Muli, Muli …. Sajmiri ta nguli 

bledi-mane

Nga BLEDI MANE – Tipike tingellon. Tipike nga ato dashurite dhe adhurimet e fshehura qe prej turpit per ta shprehur publikisht e tjeterson dhe e konverton ne urrejtje kur e nxjerr ne pazar.

Permendini emrin e Sajmir Tahirit, Flamur Nokes dhe do shihni nje alkimi dhe reaksion shperthyes. Ne fillim skuqet ne fytyre, pastaj nxihet, i fryhet qafa dhe temthat e pasi gulçon, hap gojen dhe tingujt e fjaleve perzjere me theksin kuksjan dhe ceketine e logjikes prodhojne nje lloj urrejtje groteske.
Vendin e ministrit te rendit pas humbjes se demokrateve e zuri Tahiri. Jo vetem per kunje politike por edhe hakmarrje krahinore, ministri i ri nuk e paditi ministrin e vjeter Noka as ne prokurori e as ne KLSH per shkelje e abuzime. Nuk u be askush kureshtar te hapte apo te mbyllte dosje dhe histori flirtimesh te konviktorit Flamur. Nuk tentoi njeri te nxirrte sheshit nese Greta Koci kendonte apo keshillonte dikur ministrin me anadollak te Berishes. Flamurin e injoruan ne heshtje dhe kjo e torturon flamurin e pavalevitur te demokrateve. Tenton te imitoje Azem Hajdarin por zhurma e tij nuk shkon paralelisht me sqimen e trimerise se Mulit. Ndryshe nga Azemi qe rrembeu nusen, Fatmiren dhe e çoi ne Tropoje, Mulin e rrembeu nusja e tij kolonjare dhe nuk e çoi kollovar ne Erseke por i dha detyra te veshtira dhe ia la peshqesh politikes.
Muli ka shoke kriminele por nuk eshte vete guximtar. Muli ka leke por nuk qytetarizohet deri ne 7 breza. Ushtaret e Mulit te vendosin tritol por askush nuk ka frike. Muli ka diplome mjeksie por nuk sheron dot veten nga frustrimi. Muli ka makina te shtrenjta por nuk eshte i shtrenjte ne ide dhe kauza. Muli shkon edhe ne Turqi per pushime por nuk di te notoje. Muli ka 23 libra dhe 32 pale kepuce por kjo nuk e ben te duket zengjin aristokrat. Muli ka edhe zerin edhe logjiken te trashe dhe gdhendja e tij po i ha kohe edhe partise edhe parlamentarizmit. Muli dikur lahej vetem nje here ne çdo stinë ne konvikt ndersa tani lahet cdo jave por kellira qe la mbrapa nuk na e zhben dot opinionin qe kemi per flamurin e palare ngjyre blu. Muli kur ishte minister punonte ne nje ministri ku te mbyste zhuli, kroma, krimi, pocaqillëku, era e nevojtoreve,dallaverja dhe kjo me se miri tregon se nga cfare atmosfere tribaliste vjen Muli.
Dhe ne, pretendonim te luftonte krimin nje minister zhuls qe la pas nje institucion halabak, nje polici politike, polici barkderash, gjobvenesish, me kemishat plot yndyre qe vetem hanin e pinin pa paguar gjithe diten. Une jam koshient qe ky vend ka krim dhe hashash pa fund por shpresa ime nuk vdes kollaj kur shoh se ministria e rendit filloi ndryshimin estetik nga vetja e saj dhe ndjehem kriminalisht i zbutur kur ne rruge me ndalojne police dhe policë te paster,plot sharm, edukatë, imponues dhe me respekt më flasin si njerez:
-Zoti qytetar duhet te vendosni rripin e sigurimit sepse jeta juaj eshte ne rrezik!
Me polici të pastër e te bukur, edhe krimi nuk ka nga ta luajë bythën!

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Putin po ërkon një tjetër mandat https://t.co/pcTDX9klDc https://t.co/6mlQM4BPOt
11,312 people follow ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Ja çfarë tha Klopp pas kualifikimit

Jurgen Klopp është shprehur tejet i lumtur me kualifikimin në finale të Europa League Liverpooli eliminoi Villarrealin në gjysmëfinale me...

Close