|E premte, Dhjetor 15, 2017

Murrizi , para ligjit abuzuesit me Lagunën e Karavastasë . 

myslimTiranë – Myslim Murrizi, kryetari i PD-së në Lushnje ka deklaruar sot se brenda dy ditësh do të dorëzojë në Prokurori, faktet e abuzimeve në Lagunën e Karavastasë.

I ftuar në studion e “News 24”, Murrizi akuzoi për keqadministrim të një pasurie që i përket të gjithë shqiptarëve, kryebashkiakun e Divjakës, Fredi Kokoneshin dhe deputetin socialist të zonës, Erion Braçe.

Sipas tij, që nga marsi i vitit të shkuar, 4300 hektarë të lagunës së Karavastasë administrohen privatisht, pa asnjë lloj dokumenti financiaro–ligjor, nga Kokoneshi dhe Braçe.

Po ashtu, Murrizi tha lidhur me pastërtinë e figurës së tij, se pavarësisht se PD-ja ka qënë në qeverisje, ai gjithnjë është marrë me biznesin e tij dhe nuk është bërë pjesë e administratës së saj për përfitime.

alb365.com

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Erjon Veliaj shpall kandidaturën për kryetar bashkie.

   Tiranë - Redaksia e Opozita.com sjell...

Close