|E premte, Maj 26, 2017

Mustafa: Po punojmë për të miratuar demarkacionin 

Kosovë – Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka deklaruar se “institucionet në Prishtinë po punojnë në zgjidhjen e problemit të demarkacionit me Malin e Zi”, me qëllim që “marrëveshja të miratohet së shpejti”.

Në një intervistë me të përditshmen malazeze Pobjeda, gjatë punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Mustafa tha se “institucionet e Kosovës po punojnë që të arrijnë një numër të mjaftueshëm për të miratuar marrëveshjen në Kuvendin e Kosovës”.

Qeveria e Kosovës e tërhoqi nga Kuvendi projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes për demarkacion të kufirit me Malin e Zi, që u nënshkrua në gusht të vitit 2015 në Vjenë në praninë e përfaqësuesve ndërkombëtarë. Mali i Zi ka miratuar marrëveshjen.

Marrëveshja ka ngjallur reagimin e fuqishëm të opozitës në Kuvendin e Kosovës, ku ka përdorur gazin lotsjellës për të parandaluar votimin, dhe njëkohësisht ka zhvilluar edhe protesta në rrugë, me pretendimet se Kosova me marrëveshje humb pjesë të territorit të saj.

Së fundi, Komisioni Evropian, me rekomandimin për liberalizimin e vizave, ka kushtëzuar Kosovën me miratimin e marrëveshjes për demarkacion të kufirit me Malin e Zi dhe me fuqizimin e luftës kundër korrupsionit.

alb365/REL/

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: MAS/ S’ka ndryshim, e njëjta rregullore për maturën shtetërore https://t.co/iukH1ItTjB https://t.co/IKkA478rcS
11,303 people follow ALB365
Twitter Pic judyrobi Twitter Pic Ianndest Twitter Pic brent633 Twitter Pic ivicespe Twitter Pic dawifey1 Twitter Pic maycol_p Twitter Pic bs_badgu Twitter Pic angie_an Twitter Pic be_be_AT Twitter Pic koseno Twitter Pic GoranPet Twitter Pic devendar Twitter Pic moazreza Twitter Pic shaunteb Twitter Pic ElkroniH Twitter Pic MindyL0u Twitter Pic brando_9 Twitter Pic Compa_Ab Twitter Pic BigbangP Twitter Pic jacobnie
Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Raporti, Freedom House: Shqipëria dhe Kosova pjesërisht të lira

Organizata Freedom House ka radhitur sërish Shqipërinë dhe Kosovën në mesin e vendeve pjesërisht të lira edhe për vitin 2015....

Close