|E hënë, Shkurt 19, 2018

Mustafa shkarkon Jabllanoviç jashtë qeverisë . 

157195_1Kosovë – Ministri serb për kthim dhe komunitete në qeverinë e Kosovës, Aleksandar Jabllanoviç nuk është më pjesë e qeverisë. Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa në një konferencë për shtyp ka njoftuar largimin nga qeveria të Jabllanoviç. Mustafa tha se Jabllanoviç nuk është më pjesë e qeverisë së Kosovës.

“Nga sot ministri Jabllanoviç nuk është pjesë e kabinetit qeveritar”, ­ deklaroi Mustafa, duke mos dhënë më detaje të tjera lidhur me këtë çështje.

Vendimi për largimin e tij nga qeveria e Kosovës pason protestat e organizuara nga partitë politike në opozitë, për shkak të një deklarate që Jabllanoviç kishte bërë më 6 janar. Ai i kishte cilësuar si “egërsira” protestuesit në Gjakovë, të cilët po përpiqeshin të pengonin disa pelegrinë serbë që të vizitojnë Gjakovën me rastin e Krishtlindjeve Ortodokse. Më 27 janar, në protestat që u mbajtën në Prishtinë, situata përshkallëzoi në në përleshje të rrepta ndërmjet protestuesve dhe policisë, me dhjetëra persona të lënduar nga të dyja palët.

Jabllanoviç: Nuk pranoj vendimin e kryeministrit, në dyshim koalicioni 

Ish-ministri serb në qeverinë e Kosovës, Aleksander Jabllanoviç e ka cilësuar si të papranueshëm vendimin e kryeministrit Isa Mustafa për ta larguar nga qeveria.

Jabllanoviç në një intervistë për mediat kosovare ka thënë: “Unë nuk pajtohem me vendimin e kryeministrit të Kosoves Isa Mustafa për shkarkimin tim, ne lista SRPSKA në dy ditet në vazhdim do te dalim me një qëndrim për këtë qe ndodhi”. Ish ministri për kthim e komunitete tha se partia e tij është shumë e dëshpëruar me vendimin e kryeministrit të Republikes së Kosovës, Isa Mustafa. Ai tha se nuk do të marrë për bazë qëndrimet e Lëvizjës Vetëvendosje lidhur me këtë çështje, te cilat sipas tij ndikuan në vendimin e Mustafes për shkarkimin.

alb365.com

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
"Terrorizmi akut" injoron identitetin kombëtar .

Tiranë - E nisën me...

Close