|E diel, Dhjetor 17, 2017

Naço – Buquiccho , reformë dhe transparencë në drejtësi . 

nasip nacoTiranë – Presidenti i Komisionit të Venecias, Gianni Buquicchio ka zhvilluar një takim me Ministrin e Drejtësisë, Nasip Naço. Në fokus të takimit kanë qenë bashkëpunimi i mëtejshëm me Komisionin e Venecias, përmes konsulencës ligjore, në drejtim të ndryshimeve kushtetuese, që janë përcaktuese, në proceset reformuese në sistemin e drejtësisë.

Ministri Naço e njohu Buquicchio me punën që po bëhet për finalizimin e një pakete iniciativash ligjvënëse, që do të kenë si objektiv reformimin e qëndrueshëm dhe afatgjatë të sistemit të drejtësisë, nën asistencën dhe konsultimin e Komisionit të Venecias, si dhe partnerëve të tjerë ndërkombëtarë.

“Gjyqtarët e Gjykatës së Lartë, nuk u nënshtrohen reformave. Detyrimisht duhet të shtrohet edhe Gjykata e Lartë. Kemi kërkuar asistencën e Komisionit  të Venecias për drejtësinë. Për ndryshimin e procedurës penale. Transparenca në Këshillin e Lartë të Drejtësisë është themelore dhe shërben në forcimin e mekanizmave të drejtësisë”, theksoi Naço

alb365.com

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Athina do ta njohë Kosovën

Greqi - Athina ka ne plan njohjen...

Close