|E premte, Dhjetor 15, 2017

Naço : “ Shkarkimi I kryeregjistruesve në rrethe për mungesë performance dhe shlekje të afateve ligjore “. 

naco - muhoFier – Ministri I drejtësisë Nasip Naço ka qënë mesditën e sotme në Fier ku ka prezantuar edhe kryerregjistruesin e ri të Fierit Gani Bendo. I shoqëruar edhe nga kryeregjistruesi I pasurive të pa luajtëshme të vëndit Ilirjan Muho  ata kanë bërë prezantimin e Bendos para stafit që ai do të punojë.

Në deklaratën e tij për median ministri Naço ka pohuar se: ” Largimi I ish kryeregjistrueses së Fierit  Anila Haxhiaj është kryer për performacë të dobët dhe për shkelje të afateve ligjore për nxjerrjen e çertifikatave të pronësisë. Po për këto arsye  ne kemi shkarkuar edhe kryeregjistrusë të tjerë si në Vlorë, Lushnje etj. Besojmë se me vendosjen e drejtorit të ri në këtë institucion  tashmë qytetarët e Fierit nuk do të presin në radhë  me muaj të tërë për të marrë çertifikatën e pronësisë por do të presin afatin ligjor. Nga ana tjetër edhe institucione të ndryshme shtetërore e private  do të zgjidhen më shpejtë  për problemet që ata kanë  në lidhje me me hipotekat. Ne do të jemi përsëri këtu për tu ballafaquar me punën e bërë por edhe për tu përballur edhe me qytetarët”.

hipotekaNaço ka pohuar se si drejtuesit e hipotekave në rrethe ashtu edhe punonjësit e këtyre administrative do të testohen si për performance, për aftësitë në punë ashtu edhe nivelin e tyre profesional .

Nga ana tjetër kryeregjistruesi I republikës Ilirjan MUho ka pohuar se për vitin 2014 në institucionin që ai drejton ka pasur 12 mijë letra ankesa nga qytetarë të ndryshëm në shkallë vëndi dhe ne u kemi kthyer përgjigje 7 mijë prej tyre. Në të gjitha letër ankesat kemi vënë re se qytetarët linin të kuptonin se nëqoftëse nuk paguaje nën dorë nuk mund të merrje çertifikatën  e pronësisë në kohë brënda afateve ligjore.

Pas takimit ministri Naço ka kryer një inspektim në burgun që po ndërtohet në Fier .

alb365.com

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Një fitore me shumë vështirësi e realit (video)

Zinedine Zidane nuk është i brengosur për...

Close