|E premte, Dhjetor 15, 2017

Nafta në krizë. ‘’Simmons Edeco Limited’’ largon 256 puntorë, edhe ARMO gati fshesën . 

5e8173bf39566531ecfe4424fce66d85_XLKompania naftë-nxjerrëse ‘’Simmons Edeco Limited’’ pushon nga puna 256 punonjësit e saj shqiptarë brenda një muaji.  Publikohen faksimilen e letrës së shkurtimit nga puna të punonjësve, drejtuar atyre më 15 dhjetor. Edhe ARMO po pregatit listat të shkurtojë afro 250 punonjës, pohojnë burime informacioni nga ish KPTHN-ja Ballsh .

Kjo kompani që ushtron veprimtarinë kërkuese e prodhuese prej vitit 1998 në Shqipëri  ka marrë vendimin që të përgjysmojë numrin e punonjësve të saj për shkak të rënies së paparashikuar të çmimeve të naftës në rang global. Nga 612 punonjës ka vendosur të shkurtojë 256 prej tyre. Shifër kjo e konsiderueshme, në një vend që përditë lufton me papunësinë.

 ’Në emër të Simmons Edeco Limited, dega në Shqipëri, më vjen keq t’ju informoj se për shkak të rënies së paparashikuar të çmimeve të naftës në rang global do të ketë një rënie të konsiderueshme në nivelin e aktiviteteve tona dhe për pasojë ne jemi të detyruar të reduktojmë operacionet tona në përputhje me rrethanat. Kjo ulje e aktivitetit është jashtë kontrollit të Kompanisë dhe nuk reflekton performancën e punës së punonjësve tanë.

 Në këtë situatë të vështirë, Kompania së bashku me klientët janë duke bërë të mirën e tyre për të ruajtur sa më shumë vende pune. Për fat të keq të diktuar nga situata me të cilën po përballemi është e pamundur për ne që të mbajmë fuqinë punëtore të tanishme prej 612 punonjësish dhe ne do të jemi të detyruar të ndërpresim deri në 256 kontrata pune duke filluar nga Janari 2015’’, shkruan kompania në letrën e pushimit nga puna që iu dërgon punonjësve.

 Pushimet kolektive nga puna janë realizuar thuajse në përfundim të vlefshmërisë kohore të kontratave të punonjësve, fakt ky që duket se nuk i favorizon edhe aq shumë ata.

5e8173bf39566531ecfe4424fce66d85_XL

alb365.com

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
”Festa e Ullirit” kthehet në traditë në Roskovec (fotot)

Mëngjesin e të premtes nisi ”Festa e Ullirit” në...

Close