|E premte, Shkurt 24, 2017

Nasho Jorgaqi – “Majlinda Rama është përfaqësuesja më e shquar e brezit të saj letrar dhe një nga emrat e nderuar të letërsisë së sotme shqiptare…” 

Të dashur motra dhe vëllezër, të nderuar miq,

Me rastin e festave të Flamurit dhe Clirimit, në këtë manifestim madhështor të “Orës së Maleve”, kam nderin t’ju prezantoj shkrimtaren e njohur shqiptare Majlinda Nana Rama.
Majlinda Rama është përfaqësuesja më e shquar e brezit të saj letrar dhe një nga emrat e nderuar të letërsisë së sotme shqiptare. Unë kam nderin të jem një nga miqtë e saj, por vecanërisht edhe një nga mësuesit e saj dhe kjo është arsyeja që unë jam sot këtu përpara jush, në një nga festat e mëdha kulturore të shqiptarëve të Malit të zi, për ta prezantuar dhe vlerësuar figurën gjithëpërfshirëse të saj.
Përpara se të flas për Majlindën, dua të theksoj se vij sot në Rozhajën që mban një emër në lëvizjen tonë kombëtare, por që është një vend që ka nxjerrë një intelektual të cmuar e në radhë të parë, shkencëtar i shquar, rektorin e parë të Universitetit të Kosovës, Dervish Rozhaja. Jam i lumtur sot që kam ardhur në vendlindjen e tij, jo vetëm për ta kujtuar, por edhe për t’i bërë homazhet e merituara këtij shkencëtari dhe patrioti të madh. Unë kam patur fatin të jem miku i tij në vitet ’70, kur si profesor i Universitetit të Tiranës vija, bashkë me kolegët e mi dhe jepja leksione në Universitetin e Prishtinës. Në atë kohë, me dëshirën e Dervishit, vizituam Rozhajën për herë të parë. Tani jam kthyer këtu pas më shumë se një gjysmë shekulli dhe më bëhet zemra mal, që Rozhaja, dikur një katund i madh, sot një qytet modern që nderon vendasit dhe gjithë shqiptarët e Malit të Zi.
Kjo është arsyeja kryesore që shkrimtarja Majlinda Rama pranoi ftesën e të vijë të jetë pranë jush dhe t’u sjellë veprimtarinë e saj letrare. Dhe për këtë, më ftoi edhe mua, profesorin e saj, që ta kryej këtë detyrë fisnike. Ja pse sot, pas një udhëtimi të gjatë, gjendem midis jush dhe festojmë këtë ngjarje të madhe kulturore. Një shkrimtare e vendit amë, që shfaqet para jush me vlerat e saj dhe ju e nderoni me praninë tuaj.
Sigurisht, unë nuk e kam të lehtë të prezantoj këtë figurë shumë të cmuar, një nga gratë intelektuale, e vecanërisht, artiste e fjalës, ta paraqes në një kohë kaq të shkurtër, për një vepër të gjerë, të pasur e komplekse. Majlinda ka lindur në Tepelenë, në vendin e Ali Pashë Tepelenës, është bijë e Labërisë së lavdishme, që shquhet për atdhedashurinë e madhe e trimërinë e rrallë, për njerëzit e zgjuar e të talentuar që ka nxjerrë ajo trevë në të gjitha fushat e jetës, përfshi dhe atë kulturore.
Majlinda Rama, pra, është një nga përfaqësueset më të denja të Labërisë dhe jo vetëm.
Në një hark kohor, prej disa vitesh, ajo ka arritur t’i japë letërsisë shqiptare një varg veprash shumë të cmuara, në disa gjini. Ajo është romanciere, poete, tregimtare, kritike letrare, shkrimtare, studiuese e letërsisë e publiciste. Talenti i saj i gjithëanshëm, vjen përmes ngjyrash, situatash, personazhesh, problematikash, në gjini nga më të ndryshmet, nga lirika te epika, nga dashuria te drama, nga drama te tragjedia, të gjitha këto me një kulturë krijuese të adhurueshme. Vlerat e Majlindës i kanë vënë në dukje shkrimtarë, kritikë e studiuesit më në zë të kohës, si: Ali Aliu, Jorgo Bulo, Klara Kodra, Agim Vinca, Behar Gjoka, natyrisht, edhe unë e shumë të tjerë.
Le të paraqesim dhe analizojmë disa nga veprat më të njohura e të sukseshme të saj në fusha të ndryshme krijuese e studimore letrare. Le ta fillojmë me romanet, nga romani “Perandorët”, që ka patur një mirëpritje nga lexuesi i gjerë deri te kritika…
Vijon…

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Të huajt për jetën e natës në Tiranë https://t.co/DdeEvCpedG https://t.co/SQNTpM1Hd3
508 people follow ALB365
Twitter Pic nikoleka Twitter Pic YA4zgSWM Twitter Pic marjo037 Twitter Pic colorthe Twitter Pic Ylli75Yl Twitter Pic CamilaNo Twitter Pic Vera9048 Twitter Pic rexhepnu Twitter Pic AVSupers Twitter Pic xhemali4 Twitter Pic rylz_isr Twitter Pic egerald_ Twitter Pic LekaMeri Twitter Pic gUtY5kUC Twitter Pic KIMI8313 Twitter Pic AriannaC Twitter Pic drita_ho Twitter Pic famedalu Twitter Pic ShahaneS Twitter Pic MJohnson
Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Mediat e huaja: Shqipëria në “Euro 2016”

Shqipëria mori një rezultat historik mbrëmjen e së premtes në Kopenhagen ndaj Danimarkës dhe as këtë herë suksesi i kuqezinjve...

Close