|E shtunë, Korrik 22, 2017

Nata, sfida më e madhe e Policisë së Shtetit 

Nga MARJON GORICA – Ndonëse shumë nga ne jemi mësuar t’i shohim shpesh herë me urrejtje pasi na gjobisin, na bëjnë vërejtje, dhe ka patur mjaftë raste që shumë e shumë janë shoqëruar nga ta nëpër komisariate të ndryshme, ne asnjëherë nuk kemi marrë mundimin t’i urojmë dhe përgëzojmë për punën e palodhur që bëjnë forcat e rendit në vendin tonë.

Pavarësisht gjithçkaje kjo është puna e tyre, të mundohen për ruajtjen e sigurisë dhe rendin, të ndihmojnë qytetarët dhe t’i gjobisin ata kur ka shkelje. Është një mision në dobi të të gjithëve dhe atyre që i nënvlerësojnë dhe anashkalojnë ata.
Mos vallë një shofer nuk duhet gjobitur kur lëviz pa rripin e sigurimit, një nga mjetet mbrojtëse më të mirë kur je duke udhëtuar me automjet? Apo nuk duhet gjobitur një person që përbënë burim aksidenti duke udhëtuar i dehur apo pa leje drejtimi?
Të gjitha këto kërkojnë një zgjidhje dhe për të marrë një të tillë gjëja më e mirë është ndëshkimi. Të ndëshkohesh nga policia e shtetit është diçka në favor të vetë qytetarit, po në favorin tonë, pasi ne duhet të bindemi dhe të zëmë mend që është për të mirën tonë çdo gjë që këtyre punonjësve të rendit ju duket e pa hijshme dhe kërkon ndëshkim.
Por me çfarë përballet Policia e Shtetit dhe cilat janë sfidat e tyre gjatë ditëve të zakonshme të punës? Duke i ndjekur dhe monitoruar disa herë, gjithashtu duke patur mundësinë të bashkëpunojmë me ta, fokusi i vihet më shumë natës. Nata, turni i tretë, koha e errët, ashtu siç mund te jenë dhe shumë e shumë njerëz që përfitojnë prej saj. Përpos gjithçkaje është koha kur të duhet të përballesh me shumë problematika.
Të fokusuar në kryeqytet, aty ku dhe jeta e natës zë një pjesë të madhe gjatë gjithë vitit, kryeqyteti, vendi ku makinat luksoze pushtojnë natën, alkooli është pjesë e pandashme e tyre dhe nga ana tjetër aksidentet, dhuna, debatet dhe shpesh herë vrasjet dhe plagosjet e rëndomta që nuk i kanë hije askujt ndodhin këtu.
Gjithçka nis me marrjen e turnit të tretë, diku rreth orës 21.30, atëherë kur oficerët e policisë paraqiten pranë qendrave të tyre, deri kur ora shënon 23.00 kur gjithçka nis të vihet në funksion të plotë. Patrullat dalin për të vëzhguar zonat e tyre, ku secila ka një qëllim, të jetë pranë qytetarëve për t’i mbrojtur dhe për t’ju ardhur në ndihmë në çdo moment.
Është një patrullim sa i vështirë dhe i bukur, siç shprehen vetë punonjës të këtij shërbimi. Një nga zonat e cila ka një popullsi të lartë dhe tek e cila hasen më tepër problem është zona e ish-Bllokut, përveç trafikut të madh duhet të përballesh dhe me kapriçiot e njerëzve, të cilat shpesh herë agravojnë në zënka dhe debate me vetë punonjësit e Policisë së Shtetit. Tek tuk sheh persona që parkojnë në mënyra jo normale duke e diferencuar pak me atë që shihej para disa muajsh ku gjobat e punonjësve të policisë ishin më të rralla. Makina luksoze të cilat nuk mund t’i shpëtojnë më Policisë, askush nuk diferencohet nga ligji përpos pasurisë dhe miqësisë që kanë.
Teksa vjen përqark zonës së ish-Bllokut nuk mungojnë punonjës të Komisariatit nr. 2 dhe forcave “Shqiponja”, gjithashtu dhe oficerë të Policisë Rrugore të cilët bashkëpunojnë së bashku. Vendos të pyes njërin nga oficerët e patrullës mbi shkeljet e tepërta që bëhen në këtë zonë, por pa nguruar të përgjigjet se është alkooli. Alkooli si gjithmonë shkaktar i shumë fatkeqësive dhe aksidenteve, “njerëz të cilët nuk janë as në gjendje të komunikojnë, por vetëm të kundërvihen”, shprehen përfaqësues të uniformave blu të kryeqytetit. Janë me dhjetëra raste që çdo natë shoqërohen pranë Drejtorisë së Tiranës apo edhe nëpër komisariate, I mbajnë aty deri sa të jenë në gjendje të flasin, të vijnë në vete dhe më pas merren masa për t’u ndjekur penalisht. Por nuk është vetëm kaq, nuk janë vetëm të alkoolizuarit, ata që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor, ka edhe nga ata që përfitojnë nga nata, personat që dhunojnë e grabisin. Ata që përfitojnë për të vjedhur njerëz që janë të detyruar të ecin natën në këmbë, por dhe automjete e sende të tjera me vlerë.
Përballë agresionit dhe agresorëve mund të presësh gjithçka, shpesh herë këto gjëra u lihen në dorë dhe fatit. Është një sfidë nga ato të cilat duhet të meritojnë mirënjohje por që deri më sot në Shqipëri përpjekjet e tyre kanë rënë në nivelin zero përsa i përket dhënies se vlerësimeve ashtu siç e meritojnë nga instancat drejtuese. Gjithashtu këta punonjës të uniformave blu meritojnë akoma më tepër për të mos rënë preh e korrupsionit që ka shoqëria jonë dhe pse kohët e fundit ka filluar të reduktohet dukshëm.

alb365

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Putin po ërkon një tjetër mandat https://t.co/pcTDX9klDc https://t.co/6mlQM4BPOt
11,312 people follow ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
“Venecia”: S’na takon ne të përcaktojmë shumicën, por kujdes me emërimet

Tiranë - Nëse deri me tani, politikës i kishte munguar vullneti për tu ulur në tryezë dhe për t’u dakordësuar...

Close