|E shtunë, Janar 20, 2018

Ndahet nga jeta valltari Rexhep Çeliku 

Mjeshtri i madh i valles shqiptare, Rexhep Çeliku është ndarë sot nga jeta në moshën 63-vjeçare. Mëngjesi i kësaj të premtje ka nisur me një lajm të trishtë për kulturën shqiptare.

Ai ishte solisti i parë i Ansamblit të Këngëve dhe Valleve. Për herë të fundit në ekran ai u shfaq vetëm katër ditë më parë, kur Presidenti i Republikës, Ilir Meta, i akordoi Dekoratën ‘Nderi i Kombit’ me motivacionin:

“Në vlerësim të kontributit të jashtëzakonshëm si solist me nivel të lartë dhe mjeshtëri të veçantë artistike në interpretimin e valleve shqiptare; për promovimin denjësisht të vlerave të mirëfillta të trashëgimisë sonë kulturore kombëtare brenda dhe jashtë vendit, si dhe për pasurimin e fondit të krijimtarisë koreografike dhe përçimin e tij tek brezat e artistëve të rinj”.

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Shqiptarët – Gjysma e tyre kanë facebook

Me zhvillimin e teknologjisë dhe...

Close