|E martë, Janar 17, 2017
  • NA NDIQ NË

Ndalohen 2 shtetas dhe një tjetër procedohet për pengim të fēmijëve në shkollë (video) 

Fier – Pengojnë fëmijët për të shkuar në shkollë, ndalohen 2 shtetas dhe procedohet penalisht një tjetër.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier ndaluan shtetasit:

-Bedri Xhafa, 43 vjeç.
-Namik Buzi, 50 vjeç.
Gjithashtu filloi procedimi penal për shtetasin S.B, 45 vjeç, të tre banues në fshatin Kallm i Vogël, Fier. Këta shtetas, për disa ditë me radhë kanë dalë përpara në oborrin e shkollës “9-Vjeçare” të fshatit Kallm i Vogël, duke mos lejuar të shkojnë në shkollë disa nga fëmijët e kësaj shkolle. Githashtu këta shtetas kanë përdorur dhe shprehje të ndryshme fyese e kërcënuese ndaj prindërve të fëmijëve, si edhe kanë penguar të shkojnë në shkollë edhe fëmijët e tyre të mitur. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale parashikuar nga Neni 124/b/2 i Kodit Penal.

alb365

Add a Comment

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
PD: Emërohet zv/ drejtor i Përgjithshëm i Doganave sejmeni i çiftit Tahiri-Shullazi

Tiranë - Partia Demokratike denoncon emërimin e Besmir Qebinit si zv/drejtorit të Përgjithshëm i Doganave shqiptare, në krye të anti-kontrabandës dhe hetimit doganor. Përmes një deklarate të bërë publike nga...

Close