|E hënë, Janar 23, 2017

Ndalohen përkohësisht Viber dhe WhatsApp 

Mal i Zi – Agjencia për Komunikime Elektronike dhe Shërbime Postare të Malit të Zi ka urdhëruar të gjithë operatorët nga fusha e telekomunikimeve të përjashtojnë mundësinë e përdorimit të aplikacioneve Viber dhe WhatsApp, si dhe shërbimet tjera të ngjashme të cilat janë përdorur gjatë ditës për komunikim të padëshiruar mes klientëve.

Me një urdhër të Agjencisë, operatorët janë të detyruar të zbatojnë këtë masë që është në përputhje me Ligjin për komunikime elektronike, i cili parashikon se komunikimi për qëllime të marketingut të drejtpërdrejtë lejohet vetëm me pëlqimin paraprak të përdoruesit.

Kompanitë njoftojnë se nuk kanë dhënë informacione për përdoruesit e tyre dhe se respektojnë standardet më të rrepta të sigurisë si dhe procedurat për mbrojtje të përdoruesve dhe të dhënave të tyre.

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: 2.225 vende pune bosh, profesionet dhe si duhet të aplikoni https://t.co/AmQww8cNMU https://t.co/DWnhR9PqV4
500 people follow ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
2 persona të maskuar vrasin ish-drejtorin e OST-së. Berisha – Viktima i dënuar në Itali për drogë

Rrëshen - Ish drejtori i Tensionit të lartë në Veri të vendit, është vrarë me armë zjarri nga dy persona të maskuar mëngjesin e sotëm. Vrasja u shënua në një...

Close