|E martë, Maj 30, 2017

Ndalohet 2 shtetas, njëri për armëmbajtje e tjetri në kërkim (fotot) 

Fier – Policia e Fierit arreston në flagrancë një shtetas për “Armëmbajtje pa leje” dhe ndalon një tjetër për “Dhunë në familje”.

Sekuestrohen:

– 1armë zjarri automatik
– 14 krehëra pushke
– 2 krehëra automatiku
– 200 copë fishekë.

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin Shezai Muhametaj, 38 vjeç, banues në fshatin Frakull e Vogël, Fier.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në bazë të informacioneve të mara, gjatë kontrollit të ushtruar  në fshatin Frakull e Vogël , në banesë, i’u gjetën dhe bllokuan në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri automatik, 2 krehëra automatiku, 14 krehëra pushke dhe 200 copë fishekë. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” parashikuar nga Neni 278 i Kodit Penal. *Gjithashtu, në vijim të punës për kapjen dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim, Specialistët për Krimet bënë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit:

-Aranit Troka, 40 vjeç, banues në fshatin Kafaraj, Fier.

Ndalimi i tij u bë pasi ky shtetas ishte dënuar me vendim të formës së prerë me 6 muaj burgim për veprën penale “Dhunë në familje”.

img_0524 img_0525

alb365

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: PD prezantonë kandidatët për deputet në Roskovec. (foto e video) https://t.co/C16swonsyr https://t.co/GiX01VQ8lS
11,292 people follow ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
45 vite polic i qarkullimit rrugor, ja surpriza e Tahirit (video)

Xhemil Haluli sherbeu per 45 vite si punonjes i Policise Rrugore. Diten qe doli ne pension, per te u organizua...

Close