|E mërkurë, Korrik 26, 2017

Ndalohet gazetaria ruse dhe një ukrainas në Rahovec 

Kosovë – Policia e Kosovës ka ndaluar, të enjten, dy shtetas të huaj në rajonin e Rahovecit, me dyshimin se kanë “kaluar kufirin në mënyrë ilegale”.

Komandanti rajonal i Policisë së Kosovës për komunën e Prizrenit, Nexhi Krasniqi, i tha Radios Evropa e Lirë se të ndaluarit “një mashkull dhe një femër janë gazetarë: njëri shtetas i Ukrainës dhe tjetra gazetare nga Rusia”, dhe shoferi i tyre, një pjesëtar i komunitetit serb nga komuna e Shtërpces në Kosovë.

Krasniqi tha se “të ndaluarit kanë hyrë në Kosovë në pikën kufitare në Jarinë, në mënyrë ilegale”. Ai ka thënë se të ndaluarit kanë thënë “se askush nuk iu ka kërkuar dokumentet e identifikimit gjatë hyrjes në Kosovë”.

Komandanti i Policisë në Prizren tha se “të ndaluarit janë shëtitur nëpër Kosovë, duke qëndruar fillimisht në Shtërpcë dhe më vonë në Prizren. Pas kësaj janë khyer në Rahovec dhe janë ndaluar nga Policia e Kosoës”.

Gjatë ditës së premte, një agjenci ruse e lajmeve, Sputnik, duke cituar kryeredaktorin e agjencisë së lajmeve News Front, bëri të ditur se dy gazetarë të redaksisë në gjuhën serbe, “shtetas rusë janë arrestuar në Hoçë të Madhe të Rahovecit, gjatë xhirimeve për një rrëfim mbi kishat ortodokse në Kosovë dhe bashkëjetesën e shqiptarëve dhe serbëve në rajon”.

Policia në Kosovë tha se autoritetet kufitare po e trajtojnë rastin “ndërkohë që personat e ndaluar po mbahen në qendrën për të huaj deri në marrjen e vendimit për largimin e tyre nga Kosova”.

Policia tha se “të gjitha vendimet rreth shtetasve të huaj që kanë qëndruar ilegalisht në Kosovë do të ndërmerren në përputhje me ligjet e aplikueshme në fuqi në Kosovë

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Mënyra si rrini ulur në karrige tregon mbi personalitetin tuaj https://t.co/Dn0ekAcAvo https://t.co/WbGjgkN8kd
11,300 people follow ALB365
Twitter Pic NateMain Twitter Pic AnilaLil Twitter Pic OwenFxtr Twitter Pic Zqyew Twitter Pic MilyarTa Twitter Pic emel_sal Twitter Pic Danchfil Twitter Pic Hanadi80 Twitter Pic Bougainv Twitter Pic olsimust Twitter Pic albanaHa Twitter Pic kwabbybo Twitter Pic PercjaSu Twitter Pic Ianndest Twitter Pic brent633 Twitter Pic ivicespe Twitter Pic dawifey1 Twitter Pic maycol_p Twitter Pic bs_badgu Twitter Pic angie_an
Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Për çfarë përdoren pëllumbat në Londër ?

Pëllumbat e Londrës dërgojnë cicërima në Twitter për të raportuar ndotjen e ajrit. Çdo qytet është i populluar me pëllumba...

Close