|E enjte, Qershor 29, 2017

Nderhyne FBI, kosovari gati sulmin terrorist. 

fbi-paraqet-video-d-euml-shmi-se-si-kosovari-po-p-euml-rgatiste-sulm-terroriste-n-euml-shba-video_hd     Kosove – Një shtetas i Kosovës akuzohet në Amerikë për terrorizëm. Mediat shkruajnë se gjykatësit amerikanë kanë pasur rastin të shohin videon në të cilën tregohej se kosovari Sami Osmankaç po përgatiste sulmin terrorist në Amerikë.

Anëtarët e trupit gjykues në gjykimin për terrorizëm në qytetin Tampa të SHBA-së, dëgjuan te akuzuarin dhe panë videoxhirime të tij të cilat FBI i kishte xhiruar në fshehtësi. “Kamerat e mediave nuk u lejuan brenda sallës së gjykatës, por gjykatësit panë disa video të Osmankaç, personi me shtetësi amerikane i lindur në Kosovë”- shkruan infokusi.

Në secilën prej tyre ai flet për një komplot terrorist që synonte të merrte jetë njerëzish në Tampa të Floridas. Prokurorët thanë se së pari Sami Osmankaç dhe një person tjetër vendosën objektet ku ata donin të sulmonin. Personi tjetër është një agjent i FBi-së, i cili po xhironte çdo lëvizje të Osmankaç.

“Dua të godas sa më shumë njerëz që të mundem”, thoshte Osmankaç në këtë video.
Prokurorët thanë se Osmankaç dëshironte të bombardonte pub-in MacDinton në jug të tampas- Hard Rock Casino- madje edhe urat në vendin e quajtur Bay. Osmankaç mendonte se po merrte ndihmë nga një terrorist i njohur dhe 27-vjeçari i besonte atij.

“Të gjithë do të vdesim një ditë. Atëherë pse të mos vdesim në mënyrën islame?”, thoshte ai. Pas kësaj, Osmankaç mori një dhomë hoteli ku ai i tregonte personit të dytë se si ta përdorte AK-47, granatat dhe atë që Osmankaç besonte që ishte bombë. Hetuesit thonë se Osmankaç fliste se si do t’i vriste viktimat dhe ku mendonte ta vishte jelekun e tij vetëvrasës. Gjykimi i Osmankaç pritet të zgjasë tri javë.

alb365.com

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Bashkia – KUJDES nga temperaturat e larta, rrezik zjarri https://t.co/RFNvr9n7Fs https://t.co/55yzDd1Koc
11,392 people follow ALB365
Twitter Pic johnramp Twitter Pic Bougainv Twitter Pic cammipha Twitter Pic olsimust Twitter Pic albanaHa Twitter Pic kwabbybo Twitter Pic PercjaSu Twitter Pic Ianndest Twitter Pic brent633 Twitter Pic ivicespe Twitter Pic dawifey1 Twitter Pic maycol_p Twitter Pic bs_badgu Twitter Pic angie_an Twitter Pic be_be_AT Twitter Pic koseno Twitter Pic GoranPet Twitter Pic devendar Twitter Pic moazreza Twitter Pic shaunteb
Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Arrestohen në Vlorë skafistët e gomones me 165 kg kanabis (fotot)

Policia italiane informon se autoritetet shqiptare në bashkëpunim me Policinë Financiare Italiane me bazë detare në Shqipëri kanë arrestuar në brigjet shqiptare...

Close