|E mërkurë, Tetor 18, 2017

Ndërron jetë Shimon Perez 

Izrael – Ish-presidenti i Izraelit, Shimon Peres ka ndërruar jetë në moshën 93 vjeçare pasi ka pësuar një goditje të rëndë në zemër dy javë më parë.

Ai ishte i fundit udhëheqës prej gjeneratës që themeloi shtetin e Izraelit dhe u shqua si një nga promotorët kryesorë të vendosjes së paqes me palestinezët.

Perez ka qenë në pothuajse çdo pozicion publik në Izrael, në karrierën e tij politike prej shtatë dekadash.

Peres është vlerësuar për udhëheqjen e vendit në momentet përcaktuese, që prej krijimit të arsenalit bërhthamor në vitet 1950 deri tek bisedimet për paqe me palestinezët në vitet 1990.

Peres ka fituar çmimin Nobel për Paqe në vitin 1994, për rolin e tij në bisedimet e paqes.

“Nuk ka asnjë alternativë për paqen. Nuk ka asnjë kuptim të shkohet në luftë”, kishte thënë Peres.

“Terrori nuk ka mesazh. Terrori nuk mund ta pjekë bukën e as të ofrojë ajër të pastër për të marrë frymë. Është i kushtueshëm, është i kotë, nuk prodhon asgjë”, kishte deklaruar dikur Peres.

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Arrestohen 2 shqiptarë me 50 kg marijuanë

Itali - Një shqiptar rezident në Mira, Ladi Ndoja 36 vjeç dhe bashkëkombasi i tij Lorenc Dona 31 vjeç rezident...

Close