|E enjte, Janar 19, 2017
  • NA NDIQ NË

Ndërronë jetë dramaturgu Bujar Pernaska 

Ndahet papritur nga jeta në moshën 70-vjeçare dermatologu i mirënjohur, Doktor i Shkencave Mjekësore, Bujar Pernaska.

Me nje karriere te spikatur, me pasionin dhe perkushtimin per punen, arriti majat e profesionalizmit ne fushen e Dermatologjise ne Shqiperi, duke dhene nje kontribut te vyer, jo vetem ne mjekesine klinike, por dhe ne fushen studimore e shkencore, me punimet dhe botimet e tij mjaft te dobishme dhe per gjeneratat me te reja te mjekeve.

Doktor. Bujar Pernaska lindi në Tironë më 14-1-1946 prej një familje të ardhur në këtë qytet që në vitin 1924. Pas diplomimit “mjek i përgjithshëm” në fakultetin e mjekësisë të Universitetit të Tironës më 1968 specializohet në fushën e dermatovenerologjisë, aktivitet të cilin e ushtron edhe tani.

Në karrierën e tij profesionale ka drejtuar shkollën e parë të infermierëve pranë Spitalit nr. 2 (1970); ka punuar në rrethin e Matit (1972-1977) dhe në të Krujës (1977-1988). Që nga kjo kohë drejton shërbimin dermovenerian për rrethin e Tironës. Për vlerat e tij, gjatë disa viteve, është aktivizuar edhe si pedagog i jashtëm në fakultetin e mjekësisë për lëndën e dermatovenerologjisë.

Ka mbrojtur disertacionin me temë ”Sëmundjet e lëkurës në rrethin e Matit”, mbi përfundimet e të cilit, me të njëjtën titull, ka shkruar edhe një libër (ShB ”Mësonjëtorja”, Tironë, 1999, 239 fq.). Në kuadrin e kualifikimit të tij, nga Shoqata FAMEP ka bërë trajnim për sëmundjet seksualisht të transmetueshme

Në kuadër të aktivitetit të tij shkencor, ka mbajtur disa referate brenda vendit dhe ka marrë pjesë në disa kongrese e takime jashtë shtetit (Francë, Itali, Emiratet e bashkuara etj.). Në Maqedoni ka referuar temën Dermatomykozat në disa qytete të Shqipërisë (2000). Po në këtë drejtim ai ka kontribut edhe në mbrojtjen e disertacioneve, duke qenë oponent, anëtar jurish etj..

Ka të dokumentuara gjuhët angleze, italiane dhe ruse.

Është cituar në Bibliografinë botërore pediatrike (faqe 168), botuar në Selanik, viti 1999.

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Përmirëso shikimin me këto ushtrime https://t.co/GWP4zGttJj https://t.co/zOJuQZpdnS
497 people follow ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
MERRNI “PATRIOTIZMIN” DHE SHKONI NË DREQ TË MALLKUAR

Nga VENHAR RAMADANI - Shqiptarët e Maqedonisë javën e kaluar u gëzuan. Me ta u gëzuan shqiptarët gjithandej, pasi vëllezërit e tyre të gjakut kishin arritur një marrëveshje. U gëzuan...

Close