|E martë, Korrik 25, 2017

Ndërronë jetë poeti Lirim Deda 

Është ndarë sot nga jeta në moshën 77-vjeçare  poeti dhe publicisti i njohur, Lirim Deda.

Jetëshkrimi

Lirim Deda ka lindur në Nivicë të Kurveleshit, Tepelenë, më 16 shkurt 1936. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse shtatëvjeçaren dhe gjimnazin në shkollën e mesme ushtarake “Skënderbej”, në Tiranë. Mbaroi studimet për oficer në Shkollën e Bashkuar, si dhe studimet në Universitetin e Tiranës në degën Gjuhë-Letërsi Shqipe. Në vitet 1961-1965 ka punuar si gazetar i kulturës në shtypin ushtarak dhe pastaj deri në vitin 1969 u dërgua në Shkodër, Kukës, Tropojë, si sekretar i rinisë i Korpusit të Veriut. Rikthehet në shtypin ushtarak, Kryeredaktor i Revistës “10 Korriku” në vitin 1973. Punoi në detyrë deri në vitin 1975. Lirimi ka qenë anëtar i kolegjiumit të gazetës “Drita”, si dhe anëtar i Komiteti Drejtues të Lidhjes së Shkrimtarëve e Artistëve të Shqipërisë. Ka punuar në Sopot të Librazhdit në brigadat e punës deri në vitin 1990. Në vitet 1990 punon redaktor në gazetën “Fjala e lirë” dhe në gazetat “Ku vemi”. Më tej punon si redaktor në Shtëpitë botuese “Onufri”, “Egnatia” e “Xhuvani”. Zgjidhet dhe kryetar i degës së Lidhjes së Shkrimtarëve e Artistëve të rrethit të Elbasanit. Në vitet 2000-2012 punoi si kryeredaktor i gazetës “Labëria”. Ka qenë bashkëpunëtor i gazetës “Ndryshe”. Është anëtar i kryesisë së Lidhjes së Shkrimtarëve të Shqipërisë. Është redaktor në Shtëpinë Botuese “Alsa”.

Libta të botuara

Librin e parë me poezi dhe poema “Këngët e marshimeve” e botoi në vitin 1966 dhe pastaj me radhë: “Miqve dhe armiqve” 1968, “Në vijën e patrullimit” 1969, “E dua këtë tokë 1970, “Kolana e poezisë së zgjedhur shqipe” 1970, “Tregimet e Veriut” 1971, ‘Zambakë nga Hanoi” 1972, ‘Kënga e fitimtarëve” 1973, “Shënime për shokët letrarë” (shënime kritike, 1974), “Në Kinën e madhe” (reportazhe, 1974), “Balladë vietnameze” (reportazhe, 1979), “Zëri i tokës” 1980, “Gjurmë të arta” 1995, “Eja të blesh zemrën time” 1996, “Rrufe pikëllimi” 1997, “Trëndafili i zi” 1998, “Bukuria të verboka” 1999, “Djepvarri im, trimja Labëri” 2002, “Kush e vrau dashurinë” (shënime kritike-2006). Romanet: “Foleja e vetëtimave”, 2009 dhe “Valle në shtëpinë e vdekjes”, 2011.

Vlerësuar me çmime të parë

Në festivalet mbarëkombëtare të Radio Televizionit Shqiptar, si dhe në festivale të ndryshme të folkut e muzikës nëpër rrethe  si në Gjirokastër, Shkodër e Elbasan, Lirim Deda si autor i teksteve ka fituar këto çmime të para: “Gjurmë të arta”, Kujtim Laro, L. Deda në Festivalin e 12-të të Këngës në RTSH; “Lulëkuqja”, Limos Dizdari, L. Deda, në Festivalin e 13-të të Këngës në RTSH; “Për ty Tiranë”, Avni Mula. L. Deda; “Sa 100 shqiponja”, R. Zdrava, L. Deda; “Kënga e zëmrave”, Alfons Balliçi, L. Deda; “E dua këtë tokë”, Prenk Jakova, L. Deda; “Dy milionë ushtarë”, Çesk Zadeja. L. Deda. ”. Dy këngët e tij në Festivalin e 12 dhe të 13 në RTSH, mbetën ndër këngët më të bukura të artistes së madhe Vaçe Zela.

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Ambasada italiane në Tiranë: Punë të mbarë President Ilir Meta https://t.co/27y7WmgWjv https://t.co/xN7eeqHf5t
11,309 people follow ALB365
Twitter Pic OwenFxtr Twitter Pic Zqyew Twitter Pic MilyarTa Twitter Pic emel_sal Twitter Pic Danchfil Twitter Pic Hanadi80 Twitter Pic Bougainv Twitter Pic olsimust Twitter Pic albanaHa Twitter Pic kwabbybo Twitter Pic PercjaSu Twitter Pic Ianndest Twitter Pic brent633 Twitter Pic ivicespe Twitter Pic dawifey1 Twitter Pic maycol_p Twitter Pic bs_badgu Twitter Pic angie_an Twitter Pic be_be_AT Twitter Pic koseno
Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Samiti i NATO-s, Obama – Rama kokë më kokë.

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim kokë më kokë me presidentin e SHBA-ve Barak Obama, si dhe Sekretarin amerikan...

Close