|E enjte, Dhjetor 14, 2017

Ndërtuesit, lënë pallatet e nisin stallat. 

stallaTiranë – Të mos ju duket aspak çudi. Ndërtuesit që kanë ngritur godinat me fasada shkëlqyese në zonat më të mira të Tiranës, “nesër” do t’i shohim teksa investojnë në ngritjen e një stalle bagëtish, kapanone për prodhimet e fermerëve apo për agropërpunuesit. E thonë vetë dhe e shohin me seriozitet këtë pjesë, si për të treguar se tani që problemet më akute me strehimin u zgjidhën, është koha për të menduar për prodhim. Dhe kur themi nesër, kemi parasysh një pjesë të mirë të sipërmarrësve, ndërsa që tani ka nga ata që po punojnë për ngritje stallash.

Pothuajse të gjithë ndërtuesit e pyetur nga “Monitor” mbi të ardhmen e sektorit, e rendisin bujqësinë si destinacionin e parë. Ndërtime në shërbim të saj, por edhe investime në bujqësi. Nikolin Jaka, kryetar i Dhomës dhe Industrisë, Tiranë, thotë se ndërtuesi është një investitor dhe si i tillë duhet të diversifikojë portofolin e tij të investimeve. Por, sipas tij, hapësirat për ndërtim janë ende të mëdha e të gjera. “Bujqësia, infrastruktura, turizmi, rrugë, kanalizime, janë fusha me hapësirë për investime”.

Hajredin Fratari, president i Konfindustrisë, thotë se ndërtimi po merr një orientim industrial. “Flasim për ndërtime në agroindustri apo në bujqësi. Përveç magazinave të mëdha, interes ka për ndërtimin e stallave”, thotë Fratari.

Por ndërsa Fratari e shikon vetëm si një investitor ndërtues, por edhe një sipërmarrës në bujqësi, Maksim Muçi, kryetar i Shoqatës së Ndërtuesve, mendon se ndërtuesi duhet të mbetet në profilin e tij. Sipas tij, “ka ende hapësira për të ndërtuar, vetëm se ndryshon fokusi. Nuk do të investohet më në ndërtimin e banesave, por nevojitet të realizohen investime për sektorin e prodhimit, agroindustri e kompani të tjera prodhuese”.

Muçi i sheh ndërtuesit si të tillë edhe në të ardhmen, ndërsa mendon se duhet të jetë dikush tjetër që të zhvillojë tregun, duke “shfrytëzuar” për ndërtimin e objektit tregtar apo prodhues, pikërisht kompanitë ndërtuese.

Për këtë pjesë të ndërtimeve, ata kanë edhe një kërkesë, ndaj qeverisë që ka pezulluar lejet e ndërtimit deri pas zgjedhjeve lokale të vitit të ardhshëm.

Sipas tyre, ndërtimet për bujqësinë nuk duhet të pezullohen, pasi ka pak investime në bujqësi dhe ka një interes të madh për ngritur ferma blegtorale.

Fratari

Përveç magazinave të mëdha, ka interes për ndërtimin e stallave

Muçi

Ndërtuesit drejt objekteve tregtare e prodhuese. Investitorë të jenë të tjerët

Jaka

Ndërtuesit duhet të diversifikojë portofolin e tyre të investimeve

Turizmi, një tjetër destinacion

Sipas Hajredin Fratarit, president i Konfindustrisë, hapësirat e ndërtimit janë në turizëm, ndërsa do të vazhdojë të jetë e qëndrueshme pjesa e ndërtimeve për banesa. Për këtë segment të ndërtimit, niveli i kërkesës do të përkojë me rritjen natyrale të popullsisë.

Atëherë ku duhet të fokusohen ndërtuesit në të ardhmen e tyre?! “Ndërtimi duhet të shohë turizmin dhe sektorin imobiliar”,- thotë Fratari. Jo domosdoshmërisht ky turizëm duhet të jetë luksoz. Në zonat malore, një zgjidhje e mirë, sipas tij, do të jenë vilat prej druri, por edhe ndërtimet aktuale në bregdet mund të shfrytëzohen gjatë stinës së dimrit për pensionistët e Europës Veriore e Perëndimore. Me të ardhurat mujore që kanë nuk ia dalin dot në vendet e tyre të ftohta, dhe një zgjidhje e mirë për ta (dhe për ne) do të ishte zhvendosja e tyre në zonën bregdetare të Shqipërisë, për disa muaj të vitit.

Por, edhe për këtë pjesë, sipërmarrjet kanë një kërkesë për qeverinë: Ajo duhet të zgjidhë çështjen e aeroportit duke hapur dhe aeroporte të tjerë dhe duke krijuar mundësinë e futjes së linjave low cost.

alb365.com

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Familjarët apelojnë për ndihmë, djali 22 vjecar duhet të bëjë transplant zemre (fotot)

Fier - Arbiol Rrapaj 22 vjec banor...

Close