|E premte, Janar 19, 2018

Ndeshen anijet, dhjetra të zhdukur 

Kinë – Një anije-cisternë me naftë është ndeshur me një anije transportuese afër bregut lindor të Kinës, me ç’rast 32 vetë, shumica prej tyre iranianë, konsiderohen të zhdukur.

Ministria e transportit e Kinës ka njoftuar sot se ekuipazhi prej 30 iranianëve dhe dy shtetasve të Bangladeshit, konsiderohen të zhdukur. Kjo anije e gjatë 274 metra, me emrin Sanchi, pas ndeshjes, që ka ndodhur mbrëmë vonë, është përfshirë nga zjarri.

Në anije gjendeshin 136 tonelata të kondenzatit, një lloj i naftës së papërpunuar iraniane, që është ekuivalent i afro 1 milion fuqive, me vlerë prej 60 milionë dollarëve.

Ministria e transportit e Kinës tha se të 21 anëtarët kinezë të ekuipazhit të anijes transportuese janë shpëtuar. Në këtë anije, me flamur të Hong-Kongut, e cila është dëmtuar, gjendeshin 64 tonelata grurë.

Autoritetet thanë se operacionin e shpëtimit po e vështirëson moti i keq dhe retë e tymit, që po dalin nga anija-cisternë, transmeton Evropa e Lirë.

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Çelet “Java e Kulturës Shqiptare në Parma” Itali.

Itali - Sipas faqes ne...

Close