|E martë, Dhjetor 12, 2017

Ndihma për Greqinë, Eurozona zgjat dy muaj programin. 

ee988-301x200Greqi – Eurozona vendosi sot të zgjasë me dy muaj programin e ndihmës për Greqinë, që duhej të përfundonte më 31 dhjetor, pasi trojka e kreditorëve nuk mund të përfundojë në kohë shqyrtimin e llogarive greke.

“Eurogrupi është dakord t’i japë Greqisë një shtyrje teknike prej dy muajsh të programit aktual të ndihmës”, njoftuan ministrat e Financave në përfundim të një mbledhje në Bruksel. Ky vendim pritet të miratohet nga parlamentet e vendeve anëtare.

“Zgjatja e programit do të mundësojë që të përfundohet analizimi dhe i hap rrugën dhënies së ndihmës prej 1,8 miliardë euro”, theksohet nga eurozona gjatë një konference për shtyp.

Trojka dhe autoritetet greke kanë shumë mosmarrëveshje që pengojnë kryesisht dhënien e kësaj ndihme prej 1,8 miliardë euro.

Parlamenti grek miratoi gjatë mbrëmjes së djeshme buxhetin e vitit 2015, por kreditorët e tij vlerësojnë se Greqia do të ketë nevojë nga dy deri në tre miliardë euro receta shtesë në vitin 2015 për të arritur parashikimet e saj ekonomike, ndërkohë që Athina i konteston.

Pasi programi aktual të përfundojë, zona euro synon të japë një seri kredish parandaluese për Greqinë, nëpërmjet fondit të saj mbështetës, që do të mundësojë garantimin e tregjeve. Këto masa parandaluese do të vijnë me kushte më të buta në raport me programin aktual të ndihmës, ku trojka nxit për masa të reja shtrënguese.

alb365.com

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
KREMLINI DHE ZGJEDHJET AMERIKANE

Nga JOSEPH S NYE JR - Në fillim...

Close