|E hënë, Dhjetor 11, 2017

Ndryshime ne polici, ikin dy drejtues, priten te tjera levizje. 

policia2-1    Tirane – Ndryshime në nivelin drejtues të Policisë së Shtetit janë bërë gjatë ditës së djeshme. Kështu Albert Pataj, i cili ishte drejtori i Forcës së Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit është liruar nga kjo detyrë dhe është nxjerrë në dispozicion në pritje të emërimit në një vend tjetër. Ndërkaq, edhe Sokol Çela nga drejtor i Policisë së Kufirit në Vlorë është emëruar Drejtor i Kufirit dhe Migracionit në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Ndryshimet janë bërë gjatë ditës së djeshme me urdhër të kreut të Policisë së Shtetit, Artan Didi, i cili ka firmosur këto lëvizje.

LËVIZJA E PATAJT

I rikthyer në Policinë e Shtetit në tetor të vitit 2013, Albert Pataj është hequr nga detyra që mbante deri dje dhe është në pritje të një emërimi të ri. Lajmi është bërë i ditur nga burime të Drejtorisë së Policisë së Shtetit. Sipas tyre, largimi i Patajt nga detyra që mbante është bërë me motivacionin: “Performancë të ulët të tij dhe strukturës që ai drejton”. Burime nga policia kanë theksuar se, kjo është një lëvizje normale në strukturën e Policisë së Shtetit me qëllim rritjen e perfomancës së uniformave blu.

TRANSFERIMI I ÇELAJT

Ndryshime ka pasur edhe në rang drejtorësh. Sokol Çela i cili mbante detyrën e drejtorit të Policisë së Kufirit në Vlorë është transferuar dhe emëruar në detyrën e Drejtorit të Kufirit dhe Migracionit në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Burime nga uniformat blu kanë bërë të ditur se, përveç këtyre lëvizjeve në Policinë e Shtetit në ditët në vazhdim do të ketë edhe ndryshime të tjera, duke iu përshtatur edhe strukturës së re por edhe për të rritur efikasitetin e punës. Gjithashtu me lëvizjet që pritet të bëhen, do të ketë edhe një rifreskim të strukturave të Policisë së Shtetit me qëllim për të luftuar sa më shumë krimin.

alb365.com

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Aksidentohet 42 vjeçari, autori largohet

Fier - Më datën 18.11.2015, ora 21:00,...

Close