|E hënë, Shkurt 27, 2017

Ndryshime ne qeverinë e Kosovës 

Deputetja e deritanishme e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, është emëruar ministre e Integrimeve Europiane, kurse Ferat Shala, që deri tani ishte zëvendësministër i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, është pozicionuar në krye të kësaj ministrie.

Burime brenda Partisë Demokratike të Kosovës kanë konfirmuar këta dy emra për Klan Kosovën si ministra të rinj në Qeverinë e Kosovës, në kuadër të riformatimit të ekzekutivit.

Deliu-Kodra në postin e ri zëvendëson Bekim Çollakun, i cili dha dorëheqje nga kreu i kësaj ministrie dhe më pas iu bashkua kabinetit të Presidentit Hashim Thaçi, si këshilltar i lartë.

Ndërsa Ferat Shala, deri më tani, ka qenë zëvendësministër në këtë ministri, ndërsa e drejtoi atë pas dorëheqjes së Ferid Aganit, ndaj të cilit kanë nisur hetimet.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe njëkohësisht kreu i Kuvendit, Kadri Veseli, i ka dërguar Kryeministrit Isa Mustafa një listë me propozimet për ndryshimet në kabinetin qeverisës.

Kabineti Mustafa mbajti një mbledhje ditën e hënë e megjithatë nuk pati njoftime zyrtare për ndryshime. Mediat kanë raportuar se Kryeministri i vendit do të diskutojnë me anëtarët e Lidhjes Demokratike të Kosovës përpara se të miratojë ndryshimet e propozuara nga kryetari i PDK-së Kadri Veseli.

Përveç ndryshimeve në rang ministror, në listën e Veselit ka patur propozime edhe për ndryshim të zv/ministrave.

PDK ka propozuar Anila Statovcin që nga pozita e zëvendësministrit të Arsimit të emërohet si zëvendësministre e Integrimeve, ndërkohë, Mevludin Krasniqi nga Ministria e Shëndetësisë do të zërë vendin e Statovcit në Arsim. Gjithashtu, zëvendësministri i Integrimeve Ramadan Ilazi pritet të shkojë si këshilltar i Jashtëm i kryeparlamentarit Kadri Veseli.

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Ja kush janë OJF-të e peticionit për Vettingun (Lista) https://t.co/f8xNm8meQn https://t.co/dtcnEN8vxM
512 people follow ALB365
Twitter Pic rogerham Twitter Pic paparo_l Twitter Pic democras Twitter Pic LILLA_12 Twitter Pic ChiaraMe Twitter Pic nikoleka Twitter Pic YA4zgSWM Twitter Pic marjo037 Twitter Pic colorthe Twitter Pic Ylli75Yl Twitter Pic CamilaNo Twitter Pic Vera9048 Twitter Pic rexhepnu Twitter Pic AVSupers Twitter Pic xhemali4 Twitter Pic rylz_isr Twitter Pic egerald_ Twitter Pic LekaMeri Twitter Pic gUtY5kUC Twitter Pic KIMI8313
Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Vritet 42 vjeçari kosovar në Zvicër (fotot)

Të enjten rreth orës 5 të mëngjesit është vrarë në rrugën Webergasse, St. Gallen në Zvicër, një kosovar, njofton policia...

Close