|Tuesday, December 6, 2016
  • NA NDIQ NË

Në 52 shtete sekuestrohen 2.4 ton kokainë. 10 shqiptarë në pranga 

255538

Një operacion i koduar “Ciconi Alba” është ndërmarrë mes 52 shteteve,  përfshirë dhe Shqipërinë, duke arrestuar 314 persona të dyshuar si anëtarë të bandave kriminale si dhe duke sekuestruar rreth 2. 4 ton kokainë

Operacioni ndërkombëtar i cili ka zgjatur për 6 ditë, nga data 10-16 tetor është raportuar sot nga Europol

Mësohet se mes të arrestuarve janë 10 shqiptarë me banim në Gjermani.

Shifrat e operacionit- Gjatë operacionit
-U sekuestruan  2.38 ton kokaine
-U sekuestruan 181.550 Euro.
-U shpëtuan  529 viktima të trafikimit të qënieve njerëzore.
-U arrestuan  314 persona
-U kontrolluan 541.423 shtetas dhe mjete

Në deklaratën e agjencisë së Europol thuhet se gjatë operacionit janë bastisur bordello, sallone masazhi, aeroporte, apartamente si dhe qendra të pritjes së emigracionit.

Objektivi- Qëllimi i këtij operacioni “ishte ndërprerja e rrjeteve të rrezikshme kriminale aktualisht aktive” duke përfshirë edhe ato që kanë të bëjnë me emigracionin ilegal, njerëzve dhe trafikut të drogës dhe krimit kibernetik.

Operacioni “Ciconia Alba” është koordinuar nga Europol nga seli në Hagë dhe kishte qëllim “një goditje të madhe për grupet e krimit të organizuar që veprojnë në të gjithë Bashkimin Evropian dhe më gjerë.”

Policia shqiptare pjese e operacionit – “Nga ana e Policisë Shqiptare është marrë pjesë në këtë operacion, ku oficerët tanë të Sektorit  Kundër  Trafikut të Qënieve Njerëzore janë dërguar në Gjermani dhe kanë kryer veprime konkrete me palën Gjermane në terren.  Kemi pasur pikat tona të kontaktit dhe kemi shkëmbyer informacion edhe për çështje të trafikimit të lëndëve narkotike.

Zbulohet agjencia falso e udhetimit ne Greqi- Një agjenci falso e udhëtimit është zbuluar në Greqi dhe një numër prej 745 emigrantësh u identifikuan në operacionin ku u përfshinë dhe agjencia e kufijve Frontex , Interpol dhe Eurojust.

Nga arrestimet dhe viktimat e trafikut që u shpëtuan tregohet se rrjetet e trafikut me origjinë nga Nigeria, Azia dhe Europa Lindore janë më aktivet në BE’

Shtetet qe moren pjese-  Në këtë  operacioni përveç shteteve anëtare të BE-së morën pjesë edhe 24 shtete jo anëtare,

Shqipëria, Australi, Brazil, Kanada, Kolumbi, Ekuador, Maqedoni, Islandë, Indonezi, Hong Kong, Malajsi, Meksikë, Zelandë e Re, Nigeri, Norvegji, Panama, Katar, Filipine, Serbi, Singapor, Zvicër, Tajlandë, SHBA, Emiratet e Bashkuara Arabe.

fotonoticia_20161019143422_640255538

Add a Comment

%d bloggers like this: