|E diel, Dhjetor 17, 2017

Në kërkim 2 të rinjë, kërcënuan me pistoletë një 40 vjeçar . 

pistoleteFier – Dy djem në Fier po hetohen nga policia të akuzuar për kanosje me armë.

Uniformat blu të këtij qyteti nisën procedimin penal dhe kanë shpallur në kërkim M.Z., 26 vjeç, dhe E.G., 30 vjeç, banues në Fier. Dy të rinjtë akuzohen se gjatë ditës së djeshme kanë qëlluar me armë zjarri në ajër duke kanosur 40 vjeçarin G.R., banues në Fier. Mësohet se dy të rinjtë ishin konfliktuar për motive të dobëta me 40 vjeçarin dhe pas debatit mes tyre kishin qëlluar me armë, duke u kërcënuar. Efektivët e policisë të mbërritur në vendngjarje pas sinjalizimit për rastin, gjetën dhe sekuestruan katër gëzhoja të kalibrit 7.62 mm.

alb365.com

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Gruaja e ministrit kosovar helmohet në Patok .

Bashkëshortja e ministrit të Brendshëm të Kosovës...

Close