|E hënë, Shkurt 19, 2018

Në kërkim drejtori, vodhi 1 milion euro në bankë . 

policiaKorçë – Policia e qytetit të Bilishtit ka shpallur në kërkim drejtorin e një filiali banke të nivelit të dytë në këtë qytet, pasi dyshohet se ka vjedhur shuma të ndryshme në llogaritë e qytetarëve që kanë pasur para në këtë bankë.

Burime jozyrtare të policisë pohojnë se Ervin Cekani akuzohet se ka vjedhur rreth 1 milionë euro nga llogaritë e qytetarëve në filialin bankës që ai drejtonte.

Nga të njëjtat burime mësohet se drejtori Ervin Cekani është larguar nga qyteti i Bilishtit 5 ditë më parë.

Prokuroria ka nisur hetimet për rastin pas sinjalizimeve nga qytetarët, të cilët kishin vënë re se sasira të ndryshme parash mungonin nga llogaritë e tyre.

Rreth një vit e gjysmë më parë një tjetër skandal bankar u regjistrua në këtë qytet në filialin e një tjetër banke ku drejtori dhe 5 punonjës kishin marrë sasi të konsiderueshme parash nga llogaritë e disa qytetarëve.
alb365.com

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Aksident me 3 viktima nga Lushnja

Durrës - Një aksident i...

Close