|E diel, Qershor 25, 2017

Në pranga 95 “njerëzit e nderit” të mafias italiane . ( Vidio ) 

10917717355_25da81de46_c     Itali – Plot 95 persona kanë rënë në pranga të policisë Italiane në një operacion të madh anti-mafia i quajtur “Apokalipsi”. Në këtë operacion janë përfshirë karabinierët, Policia e Shtetit dhe Guardia di Finanza. Deri tani policia ka arrrestuar 95 persona të ashtuquajtur “njerëzit e nderit” të akuzuar për bashkëpunim mafioz , zhvatje dhe krime të tjera.

Hetimet të koordinuara nga Drejtoria Anti-Mafia e qytetit të Palermos, bëri të mundur rindërtimin e organigramës së re të klanit historik mafioz që vepron në periferinë perëndimore të Palermos. Hetuesit kanë identifikuar udhëheqësit dhe pasuesit, duke siguruar provat për vënie të shumta të gjobave me dhunë nga pasuesit e “Cosa Nostra”. në biznese të ndryshme. Gjatë operacionit janë sekuestruar komplekse biznesesh me vlerë disa milionë euro. Në krye të rrethit të Tommaso Natale dhe Resuttana, sipas hetimeve, qëndron Xhirolamo Biondino, vëllai i Salvatore, shoferi i Toto Riinas. Ai kishte pak kohë që kishte dalë nga burgu dhe ishte kthyer për të komanduar klanin.

Duke u përpjekur të mos përfundonte sërish në burg Biondino jetonte si pensionist. Ai udhëtonte me autobus dhe nuk ishte parë të shoqërohej me rrethin e burra të tjerë të nderit.

alb365.com

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Arrestohet 30 vjeçari, kultivonte hashash https://t.co/q0FY78djYP https://t.co/E4Mnv5SBvI
11,395 people follow ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Pezullohet votimi në Roskovec, pritet vendimi i KQZ

Fier - Votimi për bashkitë ka nisur rregullishtë për bashkitë Fier, Patos dhe Mallakastër ndërkohë që për votuesit e Roskovecit ...

Close