|E enjte, Mars 30, 2017

Në Suedi, fëmijët i zëvendësojnë me të moshuar (video) 

Në vend të maskotave tradicionale që përfaqësohen nga fëmijët, në Ligën suedeze të futbollit këtë herë në krah të lojtarëve kishte vend për disa njerëz të tjerë specialë.

Klubi i AIK Solna provoi një iniciativë të re në ndeshjen ndaj Gefle, duke i dhënë mundësinë të zbresin në fushë, anëtarët më të vjetër të tifozëve.

Binte në sy mbi të gjithë pensionistët e tjerë, ish presidenti i UEFA-s Lenart Johanson, që mban dhe titullin president nderi i AIK-ut.

Ideja ishte pjesë e një fushate të lançuar nga klubi nordik për bileta në stadium me çmime të lira dhe transport falas të personave në moshë të thyer, nga azilet e pleqve deri në qendrat sportive.

“Ka shumë prej nesh që kanë jetuar gjatë gjithë kohës me ngjyrat e AIK Solna, dhe për një motiv apo tjetër nuk mund të shkojnë në stadium në ditët e sotme. Kjo nuk do të thotë që ata e kanë harruar klubin por e kanë të vështirë të lëvizin” tha ish-presidenti i UEFA-s, Lenart johanson.

Si dhuratë speciale për tifozët specialë, AIK Solna fitoi ndeshjen 1-0, duke marrë dhe vendin e tretë në renditje.

alb365/Express/

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: https://t.co/sWM7U77R7D https://t.co/3oixT16cFl
4,031 people follow ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Ja pse është i rrezikshëm Snapchat

Aplikacioni “Snapchat”, përpos kreativitetit, është edhe i rrezikshëm për përdoruesit e tij. “Studimi zbulon se vajzat adoleshente janë ato më...

Close