|E mërkurë, Mars 29, 2017

Në venat e Berishës rrjedh gjak antiamerikan hoxhisto-punist 

Nga SPARTAK NGJELA – Në venat politike të Sali Berishës filloi të qarkullojë hapur gjaku antiamerikan hoxhisto-punist. Ishte e pritur: korrupsioni dhe abuzimi mbi popullin tënd, është në thelb antiamerikanizmi i çdo politike.

Dje, bashkë me Saliun, u rreshtua kundër ambasadorit amerikan, domethënë kunder Amerikës, edhe pinjolli i vogël i familjes Berisha, Lulzim Basha, të cilët, bashkë, i shpallën luftë Amerikës me një fishek.

Janë nën akuzën e korrupsionit dhe abuzimit me pushtetin që te dy, prandaj. Ata i thonë indirekt politikës amerikane: ose me interesin tonë, ose me interesin e shqiptarëve!

Kërkuan fillimisht garanci amerikane për të pranuar kushtet e Reformës shqiptaro-amerikane, por politika amerikane iu tha: “Garanci vetëm nëpërmjet ligjit”.

Ky është realisht thebi i luftës Berisha me një fishek, kundër Amerikes.

Por, në fakt, nuk është se jane kundërshtarë të Amerikës, se nuk e kanë dot atë fuqi edhe pse kanë shumë para të vjedhura; por janë kundërshtarë deri në ekstrem kunder shqiptarëve. I ka tmerruar vendosja e drejtësisë në Shqipëri, dhe sidomos, kalimi i Shqipërisë dhe shqiptarëve në anëtarësimin në Bashkimin Europian.

Ne fakt, hoxhizmi dhe haxhiqamilizmi kanë qenë e njëjta rrymë. Prandaj, që të dy, janë arkaikë. Janë realisht vjetërsira dhe mbeturina historike orientale në Shqipëri.

Janë në faliment. Me mendimin antiperëndimor i janë drejtuar edhe Gjykatës Kushtetuese kundër Reformës shqiptaro-amerikane. (!)

Pse, vërtetë mendojnë këta që, në antiamerikanizmin e tyre dhe kundër interesit shqiptar, do të rreshtohen edhe nëntë anëtarët e Gjykatës Kushtetuese?

Sot po duket qartë se këta batakçinj nuk janë korruptuar nga rasti, ata kanë menduar që, me orientalizimin korruptiv të shtetit shqiptar, shqiptarët kurrë të mos anëtarësohen në Bashkimi Europian.

Zoti Donald Lu! ende nuk e ke kuptuar që së pari është urrejtja kundrejt shqiptarëve, dhe, si pasojë e kësaj, vjen pastaj edhe qëndrimi antiamerikan i Lulzim Bashës dhe Sali Berishës.

Këta janë në fakt dy nga krerët e Lidhjes së Shenjtë kundër botës shqiptare në Ballkan.

Zoti Ambasador! Merreni tërësisht në dore përçimin e Reformës shqiptaro-amerikane, se të gjitha të tjerat vinë dhe ecin paralel me ecjen e saj.

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: A janë kto 4 qarqet ku LSI pretendon të dal forcë e parë? https://t.co/zSpLnx5ed9 https://t.co/KXX6dZeWdr
4,194 people follow ALB365
Twitter Pic StolzNet Twitter Pic Ledina47 Twitter Pic ddsahara Twitter Pic vanigjuz Twitter Pic uuque Twitter Pic MarioRol Twitter Pic lindseys Twitter Pic joel6220 Twitter Pic AzzaStep Twitter Pic metin_no Twitter Pic kul12113 Twitter Pic javivis1 Twitter Pic 1Ambu Twitter Pic 5pt Twitter Pic RodheimT Twitter Pic RatliffT Twitter Pic laxkatz1 Twitter Pic MertYavu Twitter Pic RolandoJ Twitter Pic BeduBill
Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Xhepa, Zhusti dhe Ferri së bashku në një film

Një kastë e njohur aktorësh janë bërë pjesë e filmit te ri “Delegacioni”, të regjisorit Bujar Alimani, që po xhirohet...

Close