|E enjte, Janar 19, 2017
  • NA NDIQ NË

Nënë Tereza , nesër bëhet Shenjt (fotot) 

“Me gjak jam shqiptare; me nënshtetësi, indiane. Përsa i përket besimit, jam murgeshë katolike. Sipas thirrjes, i përkas botës. Por zemra ime i përket plotësisht Zemrës së Krishtit”. Nënë Terezës, me shtat imcak, por me besim shkëmbor, të patundur, iu besua misioni të kumtonte dashurinë e etur të Jezusit për njerëzimin, veçanërisht për më të varfërit ndër të varfër.

Agnesë Gonxhe Bojaxhiu lindi në vitin 1910, në një familje shqiptare në Shkup. Rrugëtimin si murgeshë, Nënë Tereza e nisi në Kishën e Letnicës në Kosovë, në moshën 17-vjeçare. Dy vjet më vonë udhëtoi drejt Indisë. Në vitin 1950, krijoi urdhrin e saj Misionaret e Bamirësisë, i cili edhe sot udhëheq shtëpi për fëmijë të braktisur, njerëz të varfër dhe të sëmurë.

Më pak se dy vjet pas vdekjes, për shkak të përhapjes së famës së shenjtërisë dhe hireve të nxjerra me ndërmjetësinë e saj, Papa Gjon Pali II lejoi të hapej çështja e shenjtërimit. Më 20 dhjetor 2002 miratoi dekretin mbi virtytet heroike dhe mrekullitë e bëra me ndërmjetësinë e saj. Nënë Tereza u lumnua më 19 tetor 2003.

Më 17.12. 2015, Papa Françesku njohu mrekullinë dhe nënshkroi dekretin për shenjtërimin e Nënë Terezës, duke njohur mrekullinë e kryer me ndërmjetësimin e saj: shërimin e një besimtari brazilian të sëmurë me tumor në tru.

Më 4 qershor 2016 u caktua edhe data e shenjtërimit: të diel, më 4 shtator 2016, në Bazilikën e Shën Pjetrit, në Vatikan

Ne po ju sjellim një set fotografish

160204680-fe899947-52fb-45c3-904e-ae2cbad2f98d

Nënë Tereza në mesin e Motrave Misionare të Bamirësisë, asambleja që ajo themeloi në vitin 1950

155817510-7d3edd62-7ada-4ba9-b9a4-498c3ed3bb5a

Nënë Tereza në një foto të viteve gjashtëdhjetë, teksa bisedonte me një njeri në klinikën Dhapa, një prej strukturave që krijoi në Indi

160204519-623dbb29-e735-466e-8bee-f945bed71f4e

Nënë Tereza e gjunjëzuar përpara Papa Pali të VI në vitin 1965

104647005-77626fa9-39bd-4132-a969-e1fa94021f4b

Në vitin 1972 ajo mori nga çmimin Nehru nga Qeveria e Indisë për solidaritet ndërkombëtar

160203854-8621fc50-8cf6-4abe-8a28-791db18c741e

Ajo merr pjesë në një takim lutjeje në stadiumin San Siro në Milano: 1977

160204492-7c167f5d-c45b-465d-8bb7-ca51f940e18c

Ulur pranë Kardinalit Giovanni Colombo, Kryepeshkopi i Milanos

104646902-34295e92-a71a-45f0-ac29-268ab674ef86

Në vitin 1978 së bashku me Joseph Ratzinger, të ardhmen Benedikti XVI, atëherë kryepeshkopi i Monakos së Bavarisë

155816757-0f22cceb-b721-45b5-81b1-2bf2a6e7b4ff

Në vitin 1979 ajo mori Çmimin Nobel për Paqe

155816652-9dd0187a-35a2-4281-94b7-df5b4b910461

Takimi me Papa Gjon Palin e II pas marrjes së çmimit Nobel

104647009-2a837507-730c-42e7-87d0-cc970340f87f

Me senatorin amerikan Ted Kennedy në vitet shtatëdhjetë

160203121-773651c6-9886-4fc3-b02d-f5b8db0d930c

Një bisedë në vitin 1980 me Sandro Pertini, Presidenti i Republikës Italiane

104646938-3eea6ea6-d7ac-4a36-86b6-f1814714233e

1981 Maj, Gjon Pali II vuan sulmin në Sheshin e Shën Pjetrit: Nënë Tereza shkon për ta vizituar atë në spitalin Gemelli

160203960-4a803a6e-0aa7-416a-8476-d100231d4d56

Takimi i 1983 me Mbretëreshën Elizabeth të Anglisë

160203256-2fe96f6a-8113-4518-836f-9a78fe35ee3d

Nënë Tereza në vitin 1983 lutet së bashku me themeluesit e komunitetit Taizé, Brother Roger

160203224-fc48a839-a4f9-40e0-97bd-30127473c5a1

Në vitin 1985, me presidentin amerikan Ronald Reagan dhe gruan e tij Nancy

155817987-6c9084a9-6b09-4c4b-bc15-270c63f49ba1

Së bashku me peshkopin brazilian Helder Camara në një takim të vitit 1985

104646963-365fe139-dfbe-4a60-9106-a27bdac9e000

Në vitin 1986 Papa Gjon Pali II viziton Indinë dhe dëshiron Nënë Terezën në krah të tij

155815954-30f68e23-5868-436a-b0cc-bf3720631c0a

Në vitin 1987 ajo mori një diplomë nderi në Farmaci në Universitetin e Bolonjës

155816655-d278487c-4f1e-4f62-9f33-4d75103366ba

Një tjetër takim me Papa Gjon Pali II, në vitin 1987

155818214-83903a5f-a054-4f17-9e7a-e53fc563419d

Së bashku me Chiara Lubich, themeluesen e Lëvizjes së Fokolarëve

104646947-4234655e-0e67-422d-a2e6-48d2c72baeb3

Një bisedë me Arafatin: në mes të ëndrrës së Nënë Terezës ishte për të hapur një mision në Gaza

155815977-4cbb19f1-8ad7-43b6-b6ed-d55dd285fea8

Së bashku me Kardinalin Dionigi Tettamanzi, kryepeshkopi i Genoa në atë kohë

155818098-58672d10-45fd-4988-b124-22170d94ca49

Në aeroportin e Fiumicino, në vitin 1994, përpara se të niste takimin Botëror me familjet

201008436-512782cd-4a8b-4725-ad18-85ba29ee5816

Në vitin 1996 ajo mori medaljen e Kongresit amerikan për angazhimin e saj misionar

104647604-261051e1-ee4b-496d-8226-d943256baac8

Një nga takimet mes Nënë Terezës dhe Princeshës Diana: dy gra të cilat do të vdesin disa ditë larg njëra-tjetrës

160202488-ef1df39b-189b-49c4-bab5-e8b1e2f6b873

Në vitin 1997 ajo largohet nga kreu i Misionareve të Bamirësisë; ia beson trashëgiminë e saj Motrës Nirmala Joshi

123054938-396b039b-cf8e-4257-89d8-356d1cfd6c3f

Mars 1997: Takimi i fundit mes të Nënë Terezës dhe Papa Gjon Palit II në Vatikan

160202454-c221fd4b-499a-4da0-ac9d-cbf185b180d3

Nënë Tereza ndërron jetë më 5 shtator 1997

155817563-ff931a6e-39f4-497a-a9d4-99defdc560c1

Trupi i saj i mbështjellë me flamurin e Indisë

160203961-e3e15cd6-e9e0-446e-9cff-5813c912b169160203992-2db1b552-e062-4b5f-886d-15d63e197e94160203762-45c661ad-72b4-4b4a-84ef-8acd9dfb7053123054978-ef0a5408-f011-4d46-84c7-589e84fce0dc160203217-67a9f338-1bc1-4358-99e2-3b46b1f1e413155815988-f27a4ba9-083f-42c8-bfe9-4d2739e9286a155817294-12a87abb-5252-4479-b5e9-d281c830141a155817453-d59b0d37-42ff-4fc1-9c49-aca7c820353a160203104-3a2bb71c-0d6a-4333-8215-0fbab4e1689c160204671-1eaf7ba1-1ab7-4a01-8dda-540c606d96ad160203794-104e3e10-f67f-4b8d-9f6c-ef919ca7578e155815987-c61c51df-8fa4-415e-b803-f2ef5eaa3603155816821-d6199c3e-23b2-4c52-8d90-ce39f63f7218202508053-6f3aeec9-26cf-4043-b9bf-07aa86bbd97b

Add a Comment

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Marinza një vit pa uj në rubinetat e banesave

Fier - Në këtë stinë të nxehtë vere banorët e Marinzës  vuajnë mungesen e ujit të pijshëm në rubinetat e familjeve të tyre. Një vit pas shpërthimeve qindra familje të kësaj...

Close