|E mërkurë, Tetor 18, 2017

Neoshqiptarët dhe të inkriminuarit e taborit Berisha. 

Nga SPARTAK NGJELA – Historia e një populli, kur ka çare drejt një qytetërimi të lartë, ka qenë e lidhur me luftën dhe ushtritë.

Por historia jonë aktuale, po çan drejt qytetërimit të lartë perëndimor me anë të Reformës shqiptaro-amerikane. Kjo është substanca e zhvillimit të sotëm shqiptar, për Shqipërinë, për Kosovën, dhe për të gjithë botën shqiptare në Ballkan. Koha e solli që aleanca amerikano-shqiptare të sillte realisht në Shqipëri edhe një Reformë shqiptaro-amerikane, e cila të çon përfundimisht drejt Bashkimit Europian.
Neoshqiptarët ose shqiptarët e rinj janë pa dyshim shpresa e palëkundur e politikës shqiptare pa korrupsion dhe me nivel perëndimor, që është ingredienti kryesor i Reformës shqiptaro-amerikane. Kjo reformë sapo ka nisur për t’u përfunduar si strukturë juridike, dhe do të aplikohet në praktikë nga neoshqiptarët që po trainohen në nivele të larta në Perëndim.
Skema amerikane e neoshqiptarëve është në fakt pritja e madhe dhe e gjatë shqiptare që gjithmonë nuk mundi të vinte në Shqipëri, sepse nuk e lanë uzurpimet e pushtetarëve, të cilët, në një hark kohor njëqindvjeçar, në esencë, kanë qenë të njëjtë me këta të sotmit: të sëmurë psikike; injorantë dhe antiperëndimorë orientalë që i kanë përbuzur shqiptarët, pasi i kanë zhvatur ata.
Por koha i ndihmoi më në fund shqiptarët. Ajo e solli që interesi amerikan dhe ai shqiptar të ecin në një udhë të përbashkët. Shqipëria, kështu siç është, dhe, shqiptarët në Ballkan, kështu siç janë, i ofrojnë shumë politikës amerikane në Ballkan, politikë kjo që tani, si pasojë, është një përparësi për historinë perëndimore të rajonit dhe shumë më gjerë.
Shqiptarët i mundën përfundimisht fqinjët e tyre që gjithmonë kanë tentuar t’i quajnë shqiptarët turq dhe antiperëndimore.
Historia e emigracionit prej dy milionë shqiptarësh në Perëndim, dhe askund gjetkë; zhvillimi perëndimor i koshiencës shqiptare, theksi tërësisht perëndimor i kulturës, pas hapjes shqiptare, e lanë me gisht në gojë propagandën e Beogradit dhe të të gjithë kundërshtisë antishqiptare në botë.
Sidomos, aleanca shqiptaro-amerikane aktualisht e ka ngritur shumë prestigjin shqiptar në botë.
Tani duhet të fillojë ngritja e prestigjit të shtetit shqiptar. Reforma atë qëllim ka. Ajo do të fshijë të gjithë korrupsionin dhe, bashkë me të, dhe të gjithë shërbyesit e antishqiptarizmit në rangjet e larta të politikës së korruptuar shqiptare
Prandaj, jo Saliu me injorantët e tij të inkriminuar, por asnjë lloj forcë politike nuk mund ta ndalojë më rrjedhën perëndimore të Shqipërisë. Të gjitha fjalimet aktualë të Saliut janë për të denigruar shqiptarët përpara Perëndimit, siç kanë bërë të gjitha kryeqytetet armiqësorë me shqiptarët në Ballkan; njëlloj si politikat që janë ngritur me shqiptarët si komponentë të përbërjes popullore të shtetit të tyre, por që nuk i kanë lenë shqiptarët të flasin shqip dhe të deklarohen shqiptarë brenda shtetit të përbashkët.
Kjo kohë ka marrë fund. Kot çirret Saliu në këtë kohë të fundme antishqiotare: neoshqiotarët, Reforma shqiptare dhe aleanca shqiptaro-amerikane e kanë mbyllur përfundimisht historinë e shtypjes shqiptare në Ballkan. Tabori i Saliut bën vetëm zhurmë; tamam si enët bosh që bëjnë vetëm zhurmë. Këto muaj që vijnë do jenë turpi i shpallur i të korruptuarëve të likuiduar nga ligji penal, dhe i shërbyesëve antishqiptarë.

alb365

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Lëndohet Neymar para ndeshjes me Bayer Leverkusen

Neymar ka pësuar një lëndim para ndeshjes me Bayer Leverkusenin. Ai është në dyshim për Kampionatin botëror të klubeve. Luis...

Close