|E enjte, Janar 19, 2017
  • NA NDIQ NË

Ngadalësohen investimet, në 8 muaj 3.2 mld lekë më pak 

Realizimi i investimeve në ekonominë shqiptare ka qenë 10 % më i ulët se plani i qeverisë për 8 muajt e parë të këtij.

Në bazë të treguesve fiskal të ministrisë së Financave konstatohet gjate kësaj periudhe shpenzimet kapitale janë realizuar në masën 28.8 miliard lekë nga 32 që ishin pritshmëritë.

Megjithatë treguesit e investimeve vetëm për muajin gushtit janë pozitiv pasi ka pasur një tejkalim të planit.

Mungesa e investimeve në një ekonomi do të thotë se në vend nuk janë kryer investime në infrastrukturë, në rrugë, spitale apo shkolla. Buxheti i përgjithshëm vetëm për infrastrukturën në vitin 2016 shkon rreth 21 miliardë lekë.

Fondi i Rajoneve ndërkohë parashikon të investojë rreth 10.5 miliardë lekë dhe nga llogaria e Investimeve kapitale. Rënia e investimeve në vend vjen pas disa treguesve jo pozitiv edhe me investimet e huaja direkte në ekonominë shqiptare.

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se në pjesën e parë të vitit investimet kanë rënë me rreth 12 % ose 418 milionë euro çka e vendos ecurinë ekonomike të Shqipërisë në pikëpyetje.

Nga treguesit fiskal paraprak për tetëmujorin konstatohet se të ardhurat në buxhet për këtë periudhë janë në vlerën e 265.7 miliardë lekëve, shpenzimet në vlerën e 252 miliardë lekëve. Mos realizimi i investimeve është kthyer në një problem të përsëritur për qeverinë shqiptare e cila është detyruar shpesh herë edhe të rialokojë fondet.

Investimet janar-gusht 2016

Plani 32 mld

Realizimi 28.8 mld

Mosrealizimi -3.2 mld

Add a Comment

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Shesin zetorin për ti blerë drejtorit makinë

​Spitali i Gjilanit e ka shitur një traktor të tipit “IMT 539” vetëm gjashtë vjet pasi atë e ka blerë të ri ish-menaxhmenti. Shitja e traktorit është bërë përmes një...

Close