|E diel, Gusht 20, 2017

Ngjela, Post Lazarat : Bosët e ish qeverisë në frikë. 

f1_03-sngjela1375528825    Tiranë – “Nuk e dimë se çfarë ndodhi në Lazarat…por pamë shumë frikë nga Bosët e këtij vendi”- nis statusi i kreut të Partisë Ligj dhe Drejtësi, Spartak Ngjela në rrjetin social “Facebook”

Sipas Spartak Ngjelës bosët e vërtetë të Lazaratit nuk ndodhen atje, por janë në Tiranë. “Nuk e shihni sesi është trembur Saliu? Nga frika mo, vetëm nga frika….Saliu është njëlloj si në Gërdec. Sokëllin e ulëret me një nivel krejt ordiner.”-shkruan Ngjela.

Kreu i PLD, ngre akuza edhe për kreun e shtetit për mos reagimin mbi atë çfarë po ndodh në Lazarat, sipas Ngjelës kjo vjen pasi Nishani nuk ka qenë asnjë herë President, por si një ish-ministër i Brendshëm i Berishës hesht kundrejt krimit.

Ngjela ngre pyetjen se çfarë do të ndodhë me politikanët e papërlyer të Pd dhe se a do të ndahen ata nga krimi dhe abuzimi Berisha. Por siç thotë edhe vetë ai “mbetet për t’u parë se sesi do te menaxhohet periudha qe vjen nesër e që do të quhet – periudha pas Lazarat.”

alb365.com

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Tirana “vesh” dekorin e fundvitit.

Tiranë - Ditën e djeshme, punonjësit e Bashkisë së Tiranës kanë nisur vendosjen e dekorit për festat e fundvitit. Për...

Close