|E hënë, Shtator 25, 2017

Ngjela : Rama s’ka lidhje me drogen. Berisha ka marre barre te rende. 

Tirane – avokat-ngjela007Opozita u nxitua në organizimin e protestës që ka si kauz trafikun e drogës. Kështu shprehet Kryetari i Partisë Ligj dhe Drejtësi Spartak Ngjela ndërsa shton se kryeministri Rama e di për trafikun por nuk ka fonde për ta luftuar. “Rama e dinte që droga ecte këtu, kanabisi ecte, si kryeministër ishte në dijeni por Rama s’ka lidhje me drogën, mund ta ketë lejuar se s’ka fuqi ta ndalojë, nuk ka fonde. Nuk ka lidhje Rama me drogën, droga ka qenë konstante, e kanë pasur të gjitha qeveritë. Rama e dinte për drogën por nuk diti të mbrohej politikisht.

Rama ra në kurthin e Saliut”. Por Ngjela shton se dhe reagimi politik i mazhorancës pas akuzave për korruopsion nuk ka qenë në formatin e duhur, gjë që solli më pas dhe një përplasje politike. “Kur e akuzuan për drogë ai tha jo nuk ka pasur, në vend që të thoshte do ta investigoj këtë çështje. Kur avioni ra, ra dhe deklarata e tij. Në politikë duhet të jesh shumë i kujdesshëm edhe ndaj të pavërtetave”, komentoi Ngjela. Nga ana tjetër, si një nga ish funksionarët e lartë të Partisë Demokratike, Ngjela nuk ka nguruar të komentojë dhe qëndrimet e fundit në aktivizimin e opozitës. “Nuk e bëjnë dot këta opozitën, protesta ishte e nxituar, Saliu të largohet se është bërë qesharak dhe barrë e rëndë për opozitën”, tha Ngjela në emisionin ‘Opinion’.

Në këtë mënyrë duket se Ngjela e ka parë aktivizimin e Berishës në aktivitetin politik të PD si një ngërç dhe zhvillim negative. Gjithësesi avokati nuk ka preferuar të lërë jashtë vëmendjes dhe reformën në sistemin e drejtësisë. Ai nuk e vë theksin te korrupsioni dhe perceptimin e publikut mbi të. Por se thekson se janë 20 defekte që duhen riparë në legjislaturë. Por nga ana tjetër e shikon sistemin si të kapur prej ish kryeministrit. “Nuk ka reformë në drejtësi. Gjykatën Administrative e mori Saliu për të ruajtur interesat e familjes së tij”, tha Ngjela. Sa për reformën ai shton se sistemi kërkon ndryshime. “Kjo është gjendja sot, kush do ta rregullojë Naço? Reforma është doktrinë për dhënien e drejtësisë, ajo sot çalon, ka 20 e ca defekte të Gjykatës të cilat duhet të riparohen, në fund vjen korrupsioni”, nënvizoi Ngjela.

Megjithatë avokati duket se ende nuk ka vendosur për kalimin në një kah politik a në tjetrin. Edhe pas përplasjes me mazhorancën e re, Ngjela nuk ka preferuar të ketë një afrim të ri me demokratët.

alb365.com

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Panama Papers – Nisin hetimet për Ismail Mulletin

Tiranë - Prokuroria Shqiptare nis hetimet për të qartësuar situatën mbi përfshirjen e mundshme në çështjen “Panama Papers” të kompanive...

Close