|E diel, Shtator 24, 2017

Nigerianet “mbysin” Apolonine. 

Apolonia     Fier – Merkato fierake ka filluar të funksionojë sërish. Pas sulmuesit Canka te skuadra bardhejeshile është afruar edhe Abaz Karakaçi. Ndërkohë, në planet e drejtuesve të Apolonisë, mbetet afrimi i 3-4 lojtarëve të tjerë. Edhe pse nuk bëhen të ditur emrat e tyre, është mësuar strategjia që do të ndiqet për të bërë të mundur dhe konkretizimin me sukses të merkatos. “Do të kërkojmë që brenda datës 23 qershor të afrojmë edhe dy lojtarë të tjerë.

Drejtuesit e klubit duket se kanë rënë në dashuri me lojtarët shkodranë ndaj pritet edhe një tjetër, emri i të cilit nuk është i panjohur për sportdashësit. Me atë po bisedojmë dhe jemi pranë akordit. Për sa i përket afrimit të dy lojtarëve të tjerë, është menduar që ata të jenë të huaj, nga Serbia ose Nigeria”, shprehen burime pranë klubit. Këtu vërtet ka një kaos, pasi Apolonia ka katër lojtarë të huaj, aq sa lejon edhe rregullorja.

Pritet që një grup lojtarësh nga Nigeria të mbërrijnë së shpejti në Fier, por ata do të testohen vetëm pas datës 23 qershor, kur skuadra të fillojë punën në kuadër të përgatitjeve për sezonin e ri. Ndërkohë në këtë periudhë do të vijnë për provë tek Apolonia edhe dy lojtarë serbë. Pra, fierakët kërkojnë që nga kjo përzgjedhje masive të përfitojnë elementë cilësorë.

alb365.com

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Ja çelësi i bukurisë

Çelësi i bukurisë janë konsumimi i tetë gotave ujë në ditë Yjet dhe njerëzit e ekranit thonë shpesh se si...

Close