|E shtunë, Tetor 21, 2017

Nigeriani besnik ndaj Apolonise. 

Atanda-i-Apolonise   Fier – Mbrojtësi i Apolonisë, Sodiq Ololade Atanda, ka shprehur besnikëri për skuadrën fierake. Në një bisedë për “Panorama Sport” ai është shprehur optimist për sezonin e ri: “Tek Apolonia ndihem si në shtëpinë time. Është një klub tepër korrekt, me strategji të përcaktuara qartë për të ardhmen, ku dhe ne të huajve na kanë respektuar shumë. Për mua, Apolonia shërbeu si një trampolinë për të arritur majat e larta që të thërritesha dhe të luaja për ekipin kombëtar të vendit tim, që nuk është aspak e lehtë, nisur dhe nga mosha ime e re. Kjo më bën që t’i jem borxhli skuadrës sime. Ndaj dua që në sezonin e ri të arrij nivelet më të larta sa i përket aspektit personal”. Duke u ndalur te sezoni i ri, Atanda vijon: “Ngjitja në Superiore pa dyshim që na ka gëzuar të gjithëve. Megjithatë, duhet të jemi të ndërgjegjshëm se do të jetë shumë më e vështirë se sezoni që lamë pas. Gjithsesi, ne kemi një skuadër të denjë dhe të etur për sukses, e cila mesa di unë do të bëhet akoma më e fortë dhe me përforcimet që priten të bëhen”. Sa u përket ofertave të bëra publike në media nga ekipe të ndryshme dhe sidomos Partizani që kërkon shërbimet e tij, mbrojtësi nigerian i Apolonisë përfundoi: “Më vjen mirë për ofertat e ardhura, çka tregon për një vlerësim që më bëhet. Megjithatë, deri më tani nuk di asgjë me saktësi. Pastaj kam një kontratë me klubin, të cilën dua ta zbatoj deri në një, kështu që ata që interesohen për shërbimet e mia më mirë të bisedojnë me drejtuesit e klubit dhe të presidencës fierake. Ndërkohë që dëshira ime është të jem pjesë e Apolonisë dhe në sezonin e ri”.

alb365.com

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Babai – Ja sa milion Euro mori Graniti nga Arsenali

Babai i Granitit: Ja shuma marramendëse që Arsenal pagoi për të Babai i Granit Xhakës, Ragipi ka treguar shumë e...

Close