|E premte, Dhjetor 15, 2017

Nis gjoba, kush kalon me të kuqe gjobë 30 mijë lekë . 

70470Tirane – Nga sot hyjnë në fuqi saksionet e reja të cilat parashion edhe masa më të rrepta për shkeljet e qarkullimit rrugor. Një nga k;të masa është edhe gjoba për shkeljen e semaforit, ku në rastet ku do të kalohet me të kuqe semafori, gjobat do të variojnë nga 20.000 lekë deri në 30.000 lekë.

Akoma më e rëndë është gjoba në rast se kjo shkelje përsëritet dy herë nga i njëjti drejtues në harkun kohor të dy viteve duke u gjobitur nga 50.000 lekë deri në 100.000 lekë gjë e cila mund të shoqërohet me pezullim të lejes së drejtimit nga 9 deri në 12 muaj.

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri u bëri thirrje të gjithë qytetarëve të zbatojnë rregullat e reja të qarkullimit rrugor, pasi në të kundërt do të përballen me sanksionet e reja të vendosura për shkeljet e këtyre rregullave.

“Mjafton t’ju kujtoj se sot hyn në fuqi sanksioni i ri për shkeljet e semaforit, me gjobë që është relativisht e lartë, duke besuar se sanksioni në vetëvete i bën qytetarët të sensibilizohen për respektimin e rregullave.”- tha Tahiri duke theksuar se kjo është vetëm njëra anë e medaljes. “Ana tjetër është sensibilizimi, edukata qytetare për t’i bërë të gjithë të ndërgjegjësohen se sanksionet në vetëvete nuk mjaftojnë, nëse nuk bëhemi të gjithë bashkë për t’i bërë rrugët më të sigurta.”- theksoi Tahiri.

Deklarata e ministrit Tahiri u bë gjatë prezantimit të projektit të iniciuar nga Policia e Tiranës mbi ndërgjegjësimin e qytetarëve për sigurinë rrugore.
“Rrugët tona janë shumë më të sigurta nëse të gjithë bashkë mundohemi të respektojmë rregullat dhe nëse të gjithë bashkë mundohemi t’i bëjmë të gjithë të kuptojnë se rregullat janë aty për të mbrojtur jetën, jo për të na kufizuar lirinë.”- tha ndër të tjera ministri Tahiri gjatë aktivitetit.

alb365.com

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Një Vrasje dhe një Vetëvrasje.

Tiranë - Luiza Xhuvanin e njoh prej...

Close