|E martë, Korrik 25, 2017

Nis prodhimi i Galaxy S8, ja kur lançohet 

Samsung pritet që ta lansojë gjeneratën e re të celularëve – Galaxy S8 – në Kongresin Botëror të Celularëve në shkurt të vitit 2017.

Një raport i ri pretendon se Samsung tashmë ka filluar prodhimin e celularit të ardhshëm.

Galaxy Note 7 u bë një ankth i Samsung gjatë këtij viti, për shkak se shkaktoi shumë probleme duke iu shpërthyer njerëzve në duar, transmeton Gazeta Express.

Samsung tërhoqi Note 7, për të zëvendësuar pajisjet dhe tha se problemi ishte zgjidhur. Por për fat të keq, klientët shpejt filluan të raportojnë se zëvendësimet e Note 7 po përballeshin me të njëjtin shpërthim si më parë.

Tech Times rarpotoi se Apple pritet të shesë rreth 8 milionë iPhone para përfundimit të vitit 2016 për shkak të defekteve me Note 7. Përderisa Samsung është duke u përballur me rënien e madhe nga Note 7, kompania është duke u përgatitur për rikthim me serinë S8 të celularëve Galaxy vitin e ardhshëm.

Një raport nga SamMobile pretendon se Samsung tashmë ka filluar prodhimin e S8. Kjo faqe thotë se kompania do të prodhojë dy celularë, S8 dhe S8 Plus.

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: I liked a @YouTube video https://t.co/0osDjdR3op Bashkitë Patos, Mallakastër dhe Roskovec duhet të paisen me zjarrëfikse
11,308 people follow ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Ja si kopjojnë në universitete (fotot)

Këta studentë duket që janë përgatitur jo pak përpara se të hyjnë në provime… por jo në përvetësiomin e leksioneve,...

Close