|E premte, Dhjetor 15, 2017

Nis vettingu, magjistratët në ‘sitë’ për integritetin & pasurinë 

Më në fund gjyqtarët dhe prokurorët do të heton për çdo qindarkë pasuri të pajustifikuar dhe integriteti i tyre profesional e personal do të kalojë nga filtrat e ligjit për rivlerësimin. Me hyrjen në fuqi të ligjit të pagëzuar nga ndërkombëtarët si vetting, çdo punonjës i sistemit të drejtësisë do t’i nënshtrohet radiografisë për të pastërinë e figurës së tij.

E shtuna e 8 tetorit 2016 do të mbahet mend gjatë nga ata që punojnë në sistemin aktual të drejtësisë dhe ata që do të duan të hyjnë në institucionet e reja.

Pavarësisht ankimimit të PD në Gjykatë Kushtetuese ligji për Rivlerësimin e Gjyqtarëve  dhe Prokurorve dhe vendimit që do të marrë ky institucion, tanimë hyn në fuqi të plotë  Ligji që mundëson një kontroll të rreptë në  gjithë hallkat e sistemin të drejtësisë.

Subjekt i rivlerësimit do të jetë e gjithë trupa gjyqësore në Shqipëri,  e cila  do të kalojë 3 teste vlerësimi.

Kontrollin e Pasurisë, Kontrollin e figurës dhe Kontrollin etiko-profesional.

Janë 4  institucione të reja që ngrihen në kuadër të  rivlerësimit: Komsioni i Pavaruar i Kualifikimit, Kolegji i Apelimit,  Komsionerët Publik, dhe më i debatuari Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit.

Presidenti ngarkohet në Kushtetutë, për të shpallur  vendet vakante për pozicionet e të gjithë anëtarëve të institucioneve të rivlerësimit, në faqen zyrtare të internetit, si dhe në dy gazeta me tirazhin më të lartë në vend.

Brenda 7 ditëve nga përfundimi i procesit të aplikimit, Presidenti i Republikës përpilon një listë me kandidatët të cilët plotësojnë kriterët   formale për secilin pozicion dhe një listë me kandidatët të cilët nuk i plotësojnë  këto kritere.

Në rast se Presidenti i Republikës nuk përfundon procesin brenda 45 ditëve nga hyrja në fuqi të Aneksit të Kushtetutës, kjo kompetencë i kalon Avokatit të Popullit .

Kontrolli i figurës është një nga radiografitë më të ashpra që do t’i bëhet trupës gjyqësore në vend.  Llogaritet të jenë në total 800 gjyqtarë, prokurorë, ndihmës të tyre dhe këshilltarë që do të plotësojnë  3 formularë.

Brenda 30 ditëve formularët që përmbajnë deklarimin e pasurisë së zyrtarve por dhe të afërmeve të tyre, dorëzohen pranë Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive,  ndërsa  formulari i kontrollit të figurës  dhe ai i  të dhënave  etiko-profesionale ,  dorëzohet tek Drejtoria e Sigurisë Informacionit të Klasifikuar.

Një formular i rëndësishëm në procesin e  rivlerësimit  është ai për kontrollin e figurës,  ku  gjyqtarët dhe  prokurorët  e të gjithë sistemit,  duhet të deklarojnë edhe për familjarët deri në shkallë të katërt nëse kanë patur kontakte me njerëz nga bota e krimit, qoftë edhe komunikim elektronik nga persona të panjohur.

Një ndër pyetjet është: A kanë pranuar dhe shkëmbyer para dhe dhurata nga kriminelët dhe a kanë dijeni që edhe persona të tjerë të lidhur me ligjin të kenë kryer diçka të tillë? Formulari tjetër i deklarimit të pasurisë parashikon se në rast të mosdeklarimit të saktë  sanksionohet shkarkimi nga detyra.

Ka edhe një dokument tjetër që nuk është i detyrueshëm për të gjithë njerëzit që do të duan të jenë pjesë e sistemit të drejtësisë, por vetëm për kandidatët që synojnë një nga vendet e  organeve që do të bëjnë “Vetingu”-n e të gjithë gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Deklarata praktikisht është dorëzim i privatësisë së nënshkruesit tek byroja kombëtare e hetimit. Në rast se ai ose ajo zgjidhet, gjatë ushtrimit të detyrës do të pranojë të pajiset me një celular të veçante, një adresë elektronike të veçantë, të cilat do të jenë nën kontroll në çdo moment.

Sipas ligjit,  brenda 60 ditëve DSIK dhe ILDKPI ka kohë t’i kthejë përgjigje Komisionit të Pavaruar të kualifikimit për formularët, çka do të thotë se do të jetë fillimi i viti 2017, koha kur do të ketë përgjigje për njerëzit që ndëshkohen apo i shpëtojnë radigrafisë profesionale.

Megjithatë ligjvënësit kanë menduar një rrugëdalje edhe për ata gjyqtarë e prokurorë që nuk duan të futen në sitën e imët të kontrollit duke dhënë dorëheqjen. Ka zëra se largimet vullnetare do të jenë të kundërta, sikundër thuhet se do të ketë edhe emra të njohur të sistemit për pasurinë e tyre që do të bëjnë të pamundurën ta kapërcejnë traun e ri me emër Vetting.

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Policia në 24 orë, 6 në pranga dhe 2 nën hetim të lirë.

    Fier - Më datë 12.07.2014,nga Komisariati...

Close