|E premte, Shkurt 23, 2018

Nisën prishjet Vlorë – Skelë . 

4f443f7a054da84f8d510ac12abc35f4_LVlorë – Pa u mbyllur mirë historia e prishjeve të shtëpive të 153 kryefamiljarëve në lagjen Kushtrimi në Vlorë, dhe ende pa ikur uji dhe stuhia e dy ditëve më parë, mëngjesin e sotëm, Vlora sërish u zgjua e tensionuar.

Fadromat e Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit, kanë zbarkuar në sheshin qendror, në zonën nga Skela në Vlorë.

Do të fillojnë prishjet e shtesave pa leje që kanë zaptuar bulevardin. Në orën 09.00 fadromat kanë mbërritur në sheshin para xhamisë së qytetit, dhe prej andej do të fillojë puna.

Pronarët e bizneseve që kanë zaptuar hapësirën publike, kanë filluar të çmontojnë vetë konstruksionet që i kanë nxjerrë në trotuare. Dhe më tepër, kur të ketë probleme me ato konstruksione, do të ndërhyjnë fadromat e Inspektoriatit.

Pronarët e bizneseve janë të shqetësuar. Qytetarët janë mbledhur të shohin spektaklin. Deri tani, nuk raportohet ndonjë “revoltë” ndaj autoriteteve, por ka pakënaqësi për mënyrën sesi po ndodh gjithë procedura.

alb365.com

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Sulm terrorist në aeroportin e Stambollit: 28 të vdekur, 60 plagosen

Autoritetet turke flasin për tre kamikazë...

Close