|Tuesday, December 6, 2016
  • NA NDIQ NË

Nishani dekreton ligjin për SPAK 

nishani-bujar-655x356

Tiranë – Presidenti Bujar Nishani ka dekretuar ligjin për ngritjen e Strukturës së Posaçme Antikorrupsion (SPAK).

Kuvendi votoi ligjin me konsensus mazhorancë-opozitë, me 122 vota, seancën  e 6 tetorit. Edhe pse ky ligj kaloi me votë unanime, e njëjta gjë nuk ndodhi për tre ligjet e tjera.

Ndaj, siç duket, Presidenti Nishani ka parë të udhës të dekretojë vetëm ligjin konsensual, atë të SPAK, ndërsa nuk është shprehur ende për katër ligjet e tjera. Megjithatë, Presidenti mund t’i kalojë edhe në heshtje ligjet si, ai për Statusin e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve, Funksionimin dhe Organizimin e Prokurorisë, për Organizimin e Pushtetit Gjyqësor si dhe ligjin për Funksionimin dhe Organizimin e Gjykatës Kushtetuese.

Në heshtje, Nishani kaloi edhe ligjin e Vettingut, i cili u miratua vetëm me votat e mazhorancës gjatë seancës së posaçme në 30 gusht.

Seancën e 6 tetorit, Kuvendi miratoi katër ligje plotësuese të reformës në drejtësi, ndërsa ka shtyrë ligjin “Për organet e qeverisjes të sistemit të drejtësisë në Republikën e Shqipërisë”.

Add a Comment

%d bloggers like this: