|E mërkurë, Dhjetor 13, 2017

Nishani: ISIS e keqe për mbarë njerëzimin, ne kundër sajë. 

SANYO DIGITAL CAMERALondër – Presidenti i Republikës Bujar Nishani, ishte i ftuar nderi në një Mëngjes Pune në Dhomën e Lordëve të Mbretërisë së Bashkuar, me ftesë të Fort të Nderuarit Lord Alan Watson të Richmond, një mik i mirë e i nderuar i shqiptarëve dhe Shqipërisë.

Në prezencën e rreth 60 personave të pranishëm, Lordë, anëtarë të Parlamentit britanik, zyrtarë qendrorë e lokalë, si dhe bashkatdhetarë të nderuar me banim në Londër, Presidenti Nishani i njohu të pranishmit mbi zhvillimet në Shqipëri dhe rajonin e Ballkanit Perëndimor, si dhe angazhimin dhe kontributin e Republikës së Shqipërisë në kuadrin e NATO-s dhe të Aleancës së vendeve kundër të ashtuquajturit Shtet Islamik ISIS.

Në fjalën e tij Fort i Nderuari Lordi Watson i Richond falënderoi Presidentin Nishani për pranimin e ftesës për këtë aktivitet, si dhe vlerësoi progresin e bërë nga Shqipëria, duke u bërë së fundmi dhe Vend Kandidat në Bashkimin Evropian.

Kreu i Shtetit, iu përgjigj edhe interesimit të pranishmëve mbi bashkëpunimin rajonal, rolin e Shqipërisë në rajon, si dhe përpjekjet e të gjitha institucioneve shqiptare për hapjen e negociatave të aderimit me Bashkimin Evropian.

alb365.com

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Misioni i vështirë i Merkelit: Gruaja më e fortë në botë kancelare për herë të katërt

Deri tash i mbrojtur nga ekstremizmi dhe...

Close