|E mërkurë, Tetor 18, 2017

Nishani pritet nga Princi Charles, e fton në Shqipëri . 

b nishaniBritani – Presidenti i Republikës, Bujar Nishani dhe Zonja e Parë, Odeta Nishani, u pritën në një takim zyrtar në Clarence House, nga Lartmadhëria e Tij Princi i Uellsit Charles.

Presidenti Nishani dhe Zonja e Parë e vendit, ndanw me Princin e Uellsit mendimet dhe opinionet mbi zhvillimet e ndryshme në Shqipëri, rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe sfidat globale, me të cilat ballafaqohet mbarë njerëzimi sot.

Kreu i Shtetit dhe Zonja e Parë, i shprehën falënderimet dhe mirënjohjen në emër të popullit shqiptar, Princit të Uellsit për mbështetjen që Madhëria e Saj Mbretëresha, Elisabeth II, Familja Mbretërore si dhe qeveria e Mbretërisë së Bashkuar, i kanë dhënë Shqipërisë, veçanërisht gjatë dy dekadave të fundit në ndërtimin e institucioneve demokratike dhe konsolidimin e shtetit të së drejtës në Shqipëri.

Mirënjohje u shpreh edhe për vëmendjen e Mbretërisë së Bashkuar dhe kontributin për paqen dhe stabilitetin në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Presidenti i Republikës dhe Zonja e Parë, i bënë një ftesë zyrtare Princit të Uellsit për të vizituar Shqipërinë në një moment sa më të përshtatshëm për të.
alb365.com

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet: https://t.co/wahnaIexKS
10,432 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Arben Malaj kandidon per Keshillin e BSH.

Tiranë - Ish-ministri i Financave, Arben Malaj ka depozituar kandidaturën e tij për anëtar të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së...

Close