|E premte, Shkurt 23, 2018

Nishani : Qeveria të kompensojë fermerët e përmbytur . 

157427Fier – Kreu i Shtetit Bujar Nishani qëndroi këtë të enjte në fshatin Darzezë, një prej zonave më të goditura nga përmbytjet e ditëve të fundit që përfshinë jugun e vendit.

Presidenti iu ka bërë thirrje partive politike ,institucioneve dhe popullatës të bashkëpunojnë për të kapërcyer këtë situatë të vështirë dhe rivitalizuar jetën e banorëve të prekur nga  fatkeqësia natyrore.

Pasi është njohur me problemet që po hasin banorët, dëmtimet në banesa, në ushqimet për bagëtitë, etj, presidenti tha se vinte në këtë vizitë si kreu i shtetit dhe jo në emër të politikës, ndërsa premtoi se do të qëndronte afër halleve dhe problemeve deri në zgjidhjen përfundimtare të tyre..

“Solidarizohem me banorët e prekur nga kjo fatkeqësi. Të bashkohemi të gjithë të përballuar këtë situatë të rëndë. Qeveria të marrë masa për përballimin e situatës për të kompensuar fermerët”, tha Nishani.

alb365.com

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Ja mesazhet që Edi Rama u shkruan gjimnazistëve të ekselencës, reagon PD (fotot)

Tiranë - Partia Demokratike publikoi...

Close