|E premte, Shkurt 23, 2018

Nishani – Ramës , Bushati fsheh ftesat e mia në ministri . 

5e8ff3577911986902efa13d913976f2_LTirane – Marrëdhëniet e ngrira mes kreut të shtetit dhe qeverisë shqiptare e Ministrisë së Jashtme për çështjen e komunikimit diplomatik, u deklaruan nga Presidenti Bujar Nishani gjatë konferencës për shtyp ku ai doli për emergjencën në vend.

Presidenti akuzoi Ministrin Ditmir Bushati se i ka mbajtur të “fshehura” ftesat që kanë ardhur në emër të presidentit, dhe se atij si institucion, nuk i janë përcjellë këto ftesa.

Presidenti bëri publik dy raste, njëra ftesë nga arbëreshët e Italisë (dhe këtë informacion e kishte marrë nga ambasadori Neritan Ceka) dhe një ftesë tjetër nga Kroacia, me rastin e zgjedhjes së presidentes së re atje ku do të ftonte krerë të shteteve të rajoneve (dhe këtë e kishte marrë vesh nga ambasada në Zagreb).

Por kulmi i marrëdhënieve të ngrira diplomatike (ku në fakt Presidenti nuk firmos ambasadorët) ishte ai i Samitit që duhet të mbahet në Qershor për iniciativën e Evropës Juglindore, presidencën e së cilës e mban aktualisht Shqipëria. Presidenti than ë konferencë për shtyp se Shqipëria duhet tia kalojë presidencën e radhës Bullgarisë. “Për herë të parë informohem se qeveria ka vendosur të mos ketë samit të krerëve të shteteve, por samit kryeministrash. Këtë e ka bërë pa u konsultuar me presidentin e Republikës. Duke pasur parasysh se shteti shqiptar ka obligim të ruajë imazhin, një qeveri nuk përfaqëson gjithë shtetin. Por nuk mund të mohoj se jam i zhgënjyer që nuk do të ketë Samit. Një raport i tillë cënon imazhin e shtetit shqiptar” tha Presidenti në konferencë për shtyp, duke theksuar se kur të ndodhë ky samit, Shqipëria do të jetë në fushatë zgjedhore, dhe duke akuzuar indirekt Ramën se këtë samit kërkon ta përdorë për fushatë.

E duke sqaruar këtë çështje, presidenti tha se ka ngritur problematikën që lidhet me procedurën e emërimit të ambasadorëve, jo me emra konkretë. Por duhet sipas tij të bëhen konsulta që kanë të bëjnë me prezantimin nga kryeministri argumentat dhe garancitë për emrat. “Këto janë të vetmet kërkesa të miat. Për sa kohë që nuk respektohem nga qeveria, bëhet e pajustifikueshme e drejta e emërimit të ketyre ambasadorëve” tha kreu i shtetit.

alb365.com

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Rekord shitjesh në një ditë libri i Hillary Clinton

Libri që mban rekordin më...

Close