|Thursday, December 8, 2016
  • NA NDIQ NË

Nisi edicioni i XXIII i Panairit Ndërkombëtar të Biznesit 

Ka hapur dyert Panairi ndërkombëtar i Biznesit Klik Ekspo Group”. Në ceremoninë e rastit, presidenti Klik Ekspo Group, Luan Muhametaj theksoi se panairi ndër vite ia ka dalë të lundrojë me sukses pavarësisht krizës ekonomike.

Në edicionin e 23 të panairit, përfaqësohen 280 kompani dhe institucione të cilat paraqesin produktet dhe shërbimet e tyre

Tirane-  Panairi ndërkombëtar i biznesit Klik Ekspo Group” ka ngritur siparin në Pallatin e Kongreseve në një ceremoni që bëri bashkë përfaqësues të qeverive dhe trupit diplomatik nga disa vende të botës.

Luan Muhametaj president i Klik Ekspo Group, theksoi se ndër vite ia kanë kanë dalë të lundrojnë me sukses pavarësisht krizës ekonomike.

Luan Muhametaj, president i “Klik Ekspo Grup”: Megjithëse problemet e krizës që po kalon vendi jonë si gjithë Evropa dhe Ballkani, Kliku di të lundrojë në këtë oqean biznesi dukë dalë me sukses.

Mes 280 kompanive dhe institucioneve, përfaqësohet edhe Autoriteti i Aviacionit Civil

Drejtori ekzekutiv Flamur Çelaj tregon për punën e Autoritetit të Aviacionit Civil me qëllim kryesor sigurinë dhe uljen e kostos së udhëtimit. Synim infrastruktura e re aeroportuale në jug dhe veri të vendit

Flamur Çelaj, drejtor ekzekutiv: Siguria është e para dhe ulja e kostove, optimizimi i shërbimeve është e dyta. Kemi shumë shpejt një surprizë të bukur për shqiptarët. Do firmoset një marrëveshje midis Shqipërisë dhe Hungarisë për futjen e shërbimit të parë, “low cost”, i cili do ketë efekte të ndjeshme për qytetarët dhe nuk do të ketë kosto për buxhetin e shtetit. Hapjen e aeroportit në jug të vendit si dhe aktivizimin e aeroportit në veri të vendit, i cili ka disa probleme teknike që me shpresë do të zgjidhen shumë shpejt. Do të vënë një aplikacion në faqen tonë të webit, ku qytetarët mund të bëjnë menjëherë ankimet e tyre dhe do të kenë reagim në kohë reale.

Risi dhe informacione në shërbim të qytetarëve dhe një kuriozitet, që pak shqiptarë e dinë “Shkodra dhe Vlora arriheshin në linjë ajërore në vitin 1925″

Panairi Ndërkombëtar i Klik Ekspo Group, do të qëndrojë i hapur deri më datë 28 nëntor.

Add a Comment

%d bloggers like this: