|E diel, Korrik 23, 2017

Nisin fluturimet e kompanisë “low cost”. Suksesi i parë i Ministrit Sokol Dervishaj 

Ministri I Transporit dhe Infrastrukturës Sokol Dervishaj, ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Budapest të Hungarisë. Gjatë takimit me Ministrin e Zhvillimit Kombëtar Miklós Seszták, Ministri Dervishaj nënshkroi një Memorandum Bashkëpunimi, që I hap rrugë fillimit të flututimeve të kompanisë “low cost” WIZZAIR, në muajin Prill 2017.

Ministri Dervishaj fillimisht falenderoi Qeverinë Hungareze për mbështetjen që I jep Shqipërisë në proceset integruese në Bashkimin Europian.

Duke u ndal te Memorandumi, Dervishaj theksoi se ardhja e kompanisë “low cost” për fluturimet Budapest-Tiranë dhe anasjelltas, është zhvillim shumë pozitiv për shqiptarët, që mund ta përdorin më tej Budapestin për të shkuar në destiacione të tjera.

Fillimi I fluturimeve të kësaj kompanie të njohur “low cost”, do të hapë edhe më shumë tregun shqiptar dhe do të ndikojë drejtëpërdrejtë në uljen e çmimeve të biletave, tha Dervishaj.

Ministri Dervishaj tha se rivendosja e një linje ajrore mes 2 shteteve, përveç ndikimit pozitiv që do të ketë në sektorin turizmit, zgjeron mundësinë për shkëmbimet tregtare.

Ministri Sokol Dervishaj u ndal te Aeroporti I Kuksit, duke thënë se Ministria e ka prioritet vënien në përdorim. Do të doja të shikonim hapësirën që kompania ajrore WIZZAIR, të vijë dhe të operojë direkt, qoftë dhe me konçesion këtë aeroport, tha Dervishaj.

Nga ana e tij Ministri I Zhvillimit Kombëtar Miklós Seszták, tha se kjo është një marrëveshje historike që u arrit falë angazhimit personal të Ministrit Dervishaj, pasi ishin 2 vjet që nuk po nënshkruhej nga pala shqiptare.

Z.Seszták tha se ky Memorandum, është historik pasi të dyja palët fitojnë dhe më e rëndësishmja, përfitojnë qytetarët. Ministri Seszták gjithashtu mirëpriti propozimin për një përfshirje të mundshme të kompanisë WIZZAIR në Aeroportin e Kuksit.

Më tej Ministri Dervishaj dhe Ministri Hungarez Seszták diskutuan për të bashkëpunuar në fusha të tjera, ku kompanitë hungareze janë të mirëpritura.

Ministri Seszták tha Hungaria është shumë e interesuar të investojë në Shqipëri, si në sektorin ajror që tashmë është konkret si angazhim, por edhe në sektorin detar dhe atë hekurudhor.

Dy zyrtarët e lartë ranë dakort që të vijojnë takimet për të konkretizuar bashkëpunimin në sektorët të ndryshëm të ekonomisë.

15171004_913744252058411_7388679827517707797_n 15219392_913744175391752_8904415712089532886_n 15267682_913744178725085_233076787336092757_n

alb365

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Pushuesit kosovarë gjenë ‘belanë’ në Vlorë https://t.co/AvNwnPz9Rx https://t.co/LFzVxjYHmm
11,312 people follow ALB365
Twitter Pic OwenFxtr Twitter Pic Zqyew Twitter Pic MilyarTa Twitter Pic emel_sal Twitter Pic Danchfil Twitter Pic Hanadi80 Twitter Pic Bougainv Twitter Pic olsimust Twitter Pic albanaHa Twitter Pic kwabbybo Twitter Pic PercjaSu Twitter Pic Ianndest Twitter Pic brent633 Twitter Pic ivicespe Twitter Pic dawifey1 Twitter Pic maycol_p Twitter Pic bs_badgu Twitter Pic angie_an Twitter Pic be_be_AT Twitter Pic koseno
Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Rifillon “Lufta e nuseve” në TV Klan

Nuk jemi në stinën kur të dashuruarit i thonë po njeri-tjetrit para altarit, por jemi në sezonin e “Lufta e...

Close